BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiSa kanë vlerë tek ti këto gjëra të rëndësishme?!

Sa kanë vlerë tek ti këto gjëra të rëndësishme?!

Sa vend kanë…

Sa peshon ti ??

50 kilogram – tha njëri.

60 kilogram – tha tjetri.

Jo… jo… nuk e kam për qëllim këtë peshë…

Kam për qëllim peshën e vërtetë…… Peshën të cilën e ka përmendur Allahu i Lartësuar në thënien e Tij:

“Atë ditë peshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.

Kurse atij që i vijnë lehtë peshojat, ata e humbën vetveten, ngase i refuzan argumentet Tona me të padrejtë.” (Araf, 8-9)

E kuptove për çfarë e kam fjalën ???

Pesha jote e vërtetë… Pesha jote në peshoren e drejtë … Pesha jote atë ditë kur do të vendosen peshojat…. Pesha jote nga të mirat që do ta rëndojnë peshojen… Kurse të keqijat do ta lehtësojnë peshojen…

Sa vend ka morali i mirë te ty ???

Morali i mirë për të cilin ka thënë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):

“ Nuk ka asgjë që konsiderohet më e rëndë në peshoren e besimtarit Ditën e Gjykimit si morali i mirë dhe Allahu e urren keqbërsin e shëmtuar.” (Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë hadithi është hasen-sahih)

O, sa punë e lehtë për të bërë njeriu, atij që Allahu ia lehtëson.

Sa vend ka thirrja në të mirë dhe udhëzimi në të te ty ???

A nuk e përsërisim shpeshherë thënien e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “ Kush udhëzon në të mirë ka shpërblimin si ai person që e kryen atë vepër.” ( Transmeton Muslimi)

A nuk e kanë ndëgjuar veshët tonë thënien e Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “ Kush thërret në udhëzim do të ketë shpërblimin sikur shpërblimi i atij që e ka pasuar atë, duke mos iu pakësuar nga shpërblimi i asnjërit. Kush thërret në devijim do të ketë mëkat sikurse mëkatet e atyre që e pasojnë atë duke mos iu pakësuar nga mëkati i asnjërit.” (Transeton Muslimi)

Sa vend ka te ty leximi i Kuranit ??? Kurani që do të vijë dhe do të bëjë shefat për shoqëruesit e tij.

A nuk e ke dëgjuar thënien e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):

“Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahu ka një shpërblim, e ai shpërblim e ka vlerën e dhjetëfish, nuk them: elif, lam, mim, është një shkronjë, por elif është shkronjë, lami është shkronjë, mimi është shkronjë.” ( Transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë hasen-sahih)

Sa vend ka te ty përkujtimi i Allahut???

Sa ka vend ka te ty thënia : “Subhanallahi ue bihamdihi subhanallahil adhim…?”

Sa vend ka te ty thënia: “Subhanallahi uelhamdulilahi ue la ilahe il Allahu uallahu ekber ue la haule ue la kuuete ila bilahi” ???

Sa vend kanë te ty shpërblimet e shumfishuara…???

Sa vend ka te ty isigfari ( kërkimi i faljes së gabimeve)…???

Dhe kërkimi i faljes së gabimeve për besimtarët dhe besimtaret???

A nuk e kemi mësuar të gjithë ne thënien e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):

“ Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda për peshoren, të dashura për Mëshiruesin: Subhanallahi ue bihamdihi subhanallahil adhim.” (Buhariu dhe Muslimi)

A nuk transmetohet nga ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)se ka thënë:

”Për çdo nyje të çdonjërit nga ju ka lëmoshë; çdo madhërim është sadaka, çdo falenderim është sadaka, çdo tekbir është sadaka. Urdhëri në të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka dhe e tërë kjo mund të kompenzohet me dy rekate që i falë njeriu në duha.”(Transmeton Muslimi)

Puna është e gjërë…e gjërë…

Na mjafton thënia e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):

“Kanë fituar muferidunët. Ata e pyetën: “Kush janë muferidunët, o Resulullah?” Ai tha: “Ata dhe ato që përmendin Allahun shumë.” ( Transmeton Muslimi)

Por!!!

Të kemi kujdes…. nga ngrënësit (asgjësuesit) e të mirave!

Duke filluar nga zullumi, tejkalimi i kufijve, hasedi, përgojimi, bartja e fjalëve, ngatërresa, ofendimi i tjetrit dhe ….

A nuk ka thënë i Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!):

“Muflis ( i falimentuar) nga umeti im konsiderohet ai person që Ditën e Gjykimit vjen me namaz, agjërim, zekat, mirëpo gjithashtu, ai e ka ofenduar njërin, i ka shpifur tjetrit, ka ngrënë pasurinë e huaj, ka derdhur gjakun e tjetrit, ka rrahur tjetrin. Dhe i merren nga të mirat e tij e u jepen këtyre të tjerëve dhe kur t`i harxhohen të mirat, para se të qartësohet me ata që u kishte bërë padrejtë, ai ua merr mëkatet e tyre, pastaj hidhet në zjarr.” (Transmeton Muslimi)

Prandaj, mos i shkapërderdh mirësitë!

Dhe kërko mëshirë nga Allahu të të mbrojë nga veprat e këqija dhe lënia e veprave të mira!

Atëherë, çfarë po pret ???

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! thotë :

“Nxito me vepra, para se të vijnë shtatë gjëra; a jeni duke pritur vetëm varfëri që të bënë të harruar, apo pasuri të tepruar, apo smundje të prishur, apo pleqëri të shterur, apo vdekje të përgatitur, apo dexhali e keqja (sherri) që mungon dhe pritet të vijë, apo Kiamei, e ajo është më e hidhur dhe e keqe.” (Transmeton Tirmidhiu)

Eja pra, nxito ta rëndojmë peshoren me vepra të mira!

Për shkak se veprat e mira i asgjësojnë veprat e këqia.

Lusim Allahun të na i pranojë dhe të na japë sinqeritet në thënie dhe vepra!

Përktheu: Alaudin Abazi

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read