Shëndetësia botërore e mbështet rrethprerjen (synetimin) si mjet për mbrojtjen nga AIDS
Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë dhe Programet e Kombeve të Bashkuara për luftimin e AIDS kanë kërkuar përfshirjen e rrethprerjes (synetimit) të burrave në kuadër të strategjive të mbrojtjes nga sëmundja e bartjes së virusit të AIDS-it.
Rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët janë publikuar, bëjnë me dije se është e mundur ruajtja e miliona njerëzve, veçanërisht në Afrikë, në rastin e përgjithësimit të rrethprerjes.
Kjo vjen pas publikimit të studimeve mjekësore se rrethprerja e meshkujve zvogëlon mundësinë e mbartjes së virusit të AIDS nga femra te mashkulli.
Organizata e Shëndetësisë dhe Programet e Kombeve të Bashkuara për luftimin e AIDS, deklarojnë se vërtetimi i efektivitetit të synetisë “përbën stacion të rëndësishëm në historinë e mbrojtjes nga virusi i AIDS-it”.
Të dy organizatat sinjalizuan se kjo do të ketë ndikim jashtëzakonisht të madh për faktin se përsëritja e goditjes me virusin e AIDS-it përmes kontakteve seksuale ndërmjet mashkullit dhe femrës është e madhe, përderisa numri i burrave të cilët u janë nënshtruar këtij procesi është i vogël.
Drejtori i sektorit të virusit të Sidës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Kevin M. De Cock, konsideron se “këto rekomandime janë një hap përpara drejt mbrojtjes nga virusi i AIDS- it mirëpo patjetër duhet të priten disa vite për ta vërejtur këtë ndikim pozitiv lidhur me këtë sëmundje.”
Gjithashtu tre studime që janë zhvilluar në Afrikë (Kenia, Ugandë dhe Afrikë e Jugut) kanë rezultuar se rrethprerja çon në uljen e mundësisë së goditjes me virusin e Sidës rreth 60%.
Islami haptas thërret duke e kryer procesin e synetisë dhe atë e konsideron në krye të veprimeve të natyrshmërisë njerëzore. Buhariu shënon nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Pesë gjëra janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër): bërja synet (rrethprerja), pastrimi i vendeve të turpshme (mënjanimi i qimeve), mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat, shkurtimi i thonjve dhe shkurtimi i mustaqeve.” (Buhariu nr. 5439)
Përshtati: Almedin Ejupi