Shëndeti fillon nga goja!
Studimet e realizuara së fundmi kanë treguar se sëmundjet e mishrave të dhëmbëve nxisin shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme duke filluar nga ato të zemrës.
Bakteret janë shkaku kryesor i sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve
Bakteret janë shkaku kryesor i infektimit të mishrave të dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve si periodontitit. Mbrojtja ndaj baktereve është hapi i pare dhe më i rëndësishëm në mbrojtjen e trupit tone nga të gjitha sëmundjet.
Bakteret në gojë vazhdojnë të shtohen edhe gjatë natës. Nëse nuk bëjmë një pastrim të përgjithshëm të gojës para se të flemë bakteret në gojë do të vazhdojnë të shtohen edhe gjatë natës. Prandaj para se të flemë e mira do të ishte të shpërlajmë gojën me një lëndë pastruese të mishrave të dhëmbëve e cila ndikon në pastrimin e shtresës së baktereve dhe na mbron gjatë natës nga shtimi i tyre. Dhëmbët duhet të fërkohen me furçë më shumë se 2 minuta.
.
Koha e ndarë për të fërkuar dhëmbët duhet të jetë të paktën 2 minuta ose 120 sekonda. Por shumica e njerëzve nuk e arrijnë as këtë kohë. Sipas studimeve të realizuara mesatarja e kohës së fërkimit të dhëmbëve është 46 sekonda dhe vetëm 2 deri në 10 % e personave e përdorin perin e dhëmbëve.
Nuk mjafton vetëm larja dhe pastrimi i dhëmbëve me perin përkatës. Në gojën tone mund të mbesin miliona mikrobe edhe pasi i kemi larë dhëmbët. Pas fërkimit të dhëmbëve 50% e shtresës së baktereve mund të mbesë tek dhëmbët. Këta baktere vazhdojnë të qëndrojnë në pjesën tjetër të gojës.
Dhëmbët zënë vetëm 25 % të gojës , edhe nëse i fërkojmë mirë ato 75 % e gojës nuk pastrohet totalisht nga bakteret . Për këtë arsye bakteret e mbetura tek pjesa tjetër ulen tek dhëmbët duke u përhapur përsëri në të gjithë gojën. Për të siguruar një pastrim të plotë të gojës duhet të merrni një produkt të përshtatshëm për pastrimin e saj dhe ta përdorni pasi t’i keni larë dhëmbët dhe keni përdorur perin e dhëmbëve./Aisa .Kokiçi/Start/
Burimi: www.islamifejaevertete.com