BallinaARTIKUJHadith dhe SunetShenjat e hipokritit janë tri

Shenjat e hipokritit janë tri

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tri:

1. Kur flet, gënjen;
2. Kur premton, nuk e mban premtimin;
3. Kur i besohet, tradhton.

(E shënojnë Buhariu, numër 33 dhe Muslimi, numër 59)

Komenti:

Hipokritët (munafikët) janë krijesat më të këqija të Allahut. Allahu i Lartësuar na ka treguar (në Kuran) për gjendjen e tyre në botën tjetër, ku thotë: “Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit.” (En Nisa, 145)

Në këtë hadith, i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) i ka përmendur tri shenja të hipokritit, që të largohemi dhe të ruhemi prej tyre.

Shenja e parë: Gënjeshtra.
Shenja e dytë: Mosmbajtja e premtimit
Shenja e tretë: Tradhtia ndaj amanetit.

Pra, këto tria janë cilësi të hipokritit.

Kur flet besimtari, flet të drejtën dhe nuk gënjen; kur t’i premtojë dikujt diçka, nuk e thyen premtimin, por e çon në vend dhe e përmbush atë; e, kur të lërë ndokush tek ai ndonjë amanet, ia kthen amanetin në fjalë pa mëdyshje, pa vonesë e pa e shtyrë për më vonë.

Njashtu, kur ndokush t’i tregojë ndonjë lajm ose ndonjë fshehtësi dhe i kërkon që lajmin ose fshehtësinë në fjalë të mos e shpalosë, ai nuk e shpalos dhe nuk i tregon askujt, për faktin se përhapja e fshehtësive është njëfarë lloj tradhtie. E lusim Allahun të na shpëtojë prej saj!

Burimi:
Libri: Dyzet hadithë për fëmijë
Autor: Muhamed ibn Sulejman el Muhema

Must Read