Si e pranova Islamin


Si e pranova Islamin

 

Cdo herë kam dashur profetin Isa (Jesusin), ashtu e kisha mësuar dhe besoja ashtu qe ai ka qenë një i derguar nga ana e zotit dhe djali i tij derisa kam lexuar  librin e shenjtë Kuranin ku Allahu thotë: “Ska dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh. (Kuran: Nisa 48) “Pra, përpos Allahut mos lut zot tjetër e të bëhesh prejtë dënuarve.” (Kuran: Shuara 213)

 “Kush adhuron dikë tjetër përpos Allahut dhe vdes në këtë gjendje hyn në zjarr.” (Hadithin e transmeton Muslimi)
Mëkati më i madh është t’i shoqërosh Allahut dikë tjetër. (Hadithin e transmeton Muslimi)

 “Kush i bën shok Allahut, Allahu ia ndalon Atij mirësitë e xhenetit dhe vendqëndrimi i tij është zjarri.” (Kuran: Maide: 72)

 “Kush vdes duke i bërë shok Allahut hyn në zjarr.” (Hadithin e transmeton Muslimi)

Ka argumente te shumta si keto e inshAllah tani do shkurtimisht për jetën time.

Unë kam jetuar, jam rritur në një shtet dhe familje katolike.Deshi Allahu të takohem me një djalë  emigrant nga Kosova, jam martuar dhe kam jetuar dhjetë vite me te si katolike. Ai cdo herë ka qenë musliman, por kur e kam njohur, ai nuk  falte namaz, edhe pse namazi eshte shtyllë e Islamit.  Deshi Allahu  nga meshira e Tij, që të na udhëzojë të dyve mua edhe ate.

Kam parë që Allahu i do roberit e Tij, dhe na pergjigjet neve dhe dhuntit e tija janë te shumta, njera nga to është që na ka gëzuar me një vajzë, (falenderimi i takon vetem Allahut). Shpesh herë rrjedhin lotet  kur i kujtoj te mirat qe na i ka dhënë Allahu.
InshAllah do te mundohem qe te jem sa me shumë besnike ndaj urdherave të Tij. 

Kështuqe bashkëshorti im me tregojë një faqe të Islamit në gjuhën suedeze. Kështuqë sa herë qe lexoja ndija qetësimin shpirtëror, cdo ajet  flente në zemrën time duke u dalluar e bardha nga e zeza dhe duke parë se si duhet të jetë një rob i Allahut dhe e vetmja rrugë që i afrohet me dashuri Allahut ishte feja Islame.

E kam gjetur lumturinë në pesë kohët e namazit dhe takimin me Krijuesin gjithashtu ne mbulesë islame (hixhabin) kjo eshtë ajo qe na eshtë bërë obligim shumë i lehte dhe ketë e kam pranuar me shume kenaqesi. 

Medina kjo është dhuratë nga unë qe të jesh sa më afër meje. 

Kur kam vendos qe te bëhem muslimane, iu ofrova një ditë bashkëshortit tim dhe i thashë se: une dua të bëhem muslimane dhe ta pranoj Allahun te vetmin Zot duke mos e shoqëruar në adhurim me askënd dhe ta pranoj Muhamedin alejhi selam si i derguar dhe rob i Allahut dhe pejgamber i fundit. 
Mbeti i habitur duke mos me besuar, ishte aq i gëzuar nga këto fjalë dhe deshi Allahu që edhe ai te behet musliman i mire. Falenderimet i takojnë vetem Allahut.

Me te vertete e vetmja fe e pranuar tek Allahu eshte Islami.  “Pa dyshim feja te All-llahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë libri, pasi që u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e All-llahut, (le ta dijë se) All-llahu (ia) llogaritë shpejtë.  (Kuran: al imran: 19) 

Falenderoj qe Allahu me beri qe ta gjej besimin e vertetë (te verteten) dhe ta njoh profetin  te Derguarin e fundit Muhammedin alejhi selam.
Lus Allahun qe te me fal mua dhe të gjithë ata që nuk e njohin Allahun, e meriton te adhurohet dhe ti drejton zemrat e tyre në fenë e pastër Islamin dhe ta njohin Allahun dhe profetin e tyre te fundit ashtu sic  e meritojnëpo shumica nga mos dija  e tyre  dhe injoranca qe kanë  e fyejnë me kritika te ndryshem, por Allahu eshtë ai qe ai  i ndryshon gjendjen dhe e udhezon ke don ai

Motra juaj: Medina
Perktheu: Murtez Xhaferi

Burimi: http://www.pertymoter.net

http://www.islamifejaevertete.com/

Must Read