BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeSi mund t'i heq këto sëmundje (zilia, nifaku, mendjemadhësia) nga zemra?

Si mund t’i heq këto sëmundje (zilia, nifaku, mendjemadhësia) nga zemra?

Si mund t’i heq këto sëmundje (zilia, nifaku, mendjemadhësia) nga zemra?

Pyetje: Ne nje pyejtje keni permendur se duhet vazhdueshmeri ne lutje per dicka. Une kam shume vite qe bej dua te me largohet hasedi dhe smira qe ndiej per te tjeret, bej dua te mos jem mendjemadh pasi bej nje veper dhe bej dua te me jepet sinqeriteti, ihlasi. Me duket sikur nuk kam marre pergjigje. A duhet vazhdueshmeri ne kete, ne lutje? Une ketyre tre semundjeve po ja shoh zararin prandaj po lutem vazhdimisht por po me duket shume veshtire. Kam nevoje per keshille se si mund ti heq keto tre (hased, ihlas, mendjemadhesi) semundje nga zemra. Allahu jua shperblefte.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shkaqet:

Shkaqet që çojnë njeriun në hased janë katër, siç i kanë përmendur disa dijetarë në librat e tyre:

1. Urrejtja për personin në momentin që vihet re një mirësi e tij apo kur falënderohet prej njerëzve.

2. T’i vijë e rëndë nëse i jepet përparësi dikujt ndaj tij.

3. Frika se mos i humb diçka nga ajo që gëzon.

4. Natyra e keqe, tipi i tillë.

Shërimi:

1. Të kujtojë se hasedi është i ndaluar.

2. Ta angazhohet në hajr.

3. Të kuptojë se s’i sjell hajër po e dëmton atë të parin.

Mburoja:

1. Kërko mbrojte Allahut të të ruajë prej hasetit. Gjëja më e bukur: El Felek, duatë, dhikri i mëngjesit dhe darkës.

2. Devotshmëria, frika ndaj Zotit.

3. Durimi ndaj personit, mos ta sulmojë atë në asnjë mënyrë.

4. T’i mbështet Allahut, pasi ka bërë shkaqet.

5. Boshatisja e zemrës ndaj interesimit për të.

6. T’i kthehet Zotit të Tij, të merret me Allahun se sa të merret me njerëzit.

7. Pendim prej gjynaheve.

8. Sadekaja dhe bamirësia.

9. Bamirësia ndaj personit në fjalë.

10. Realizimi i teuhidit.

11. Fshehja e mirësive.

Për sinqeritet:

Duaja e njohur: Allahume inij eudhu bike en ushrike bike ue ene aelem ue estagfiruke lima la aelem.

Ose duaja e Umerit radijallahu anhu: Allahume ixhal amelij kulehu salihan liuexhike khalisan la li ehadin fihi minhu sheja.

Kundër mendjemadhësisë:

1. Prano të vërtetën ngado që të vijë.

2. Mos nënçmo njerëzit.

Nëse i bën këto, d.m.th: je i ruajtur inshallah.

Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja
Burimijetes.com

Must Read