BallinaPraktikaFikhuSi të bëj sehvi sexhde nëse gaboj në namaz?

Si të bëj sehvi sexhde nëse gaboj në namaz?

Si të bëj sehvi sexhde nëse gaboj në namaz?

Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi
familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Sehvi sexhdeja bëhet në disa mënyra, varësisht prej gabimit që është bërë
në namaz:
1-Nëse njeriu shton ndonjë gjë në namaz, (shton një ruku, një sexhde, apo ndonjë rukn apo vaxhib tjetër), atëherë duhet të bëjë sehvi sexhdeh pas selamit. Sikur që transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi (radijallahuanhu) se: “Pejgamberi (salallahualejhiveselem) e fali namazin e drekës pesë rekatë. I thanë: A është shtuar namazi? Tha: Pse? Thanë: Ke falur pesë rekatë. Atëherë u drejtua kah kibleja dhe bëri dy sexhde”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Kështuqë nëse njeriu gabon dhe shton ndonjë gjë në namaz, ai duhet të bën sehvi sexhdeh pas selamit (dy sexhdeh dhe pastaj të jep selam përsëri).

2-Nëse njeriu harron dhe mangëson ndonjë gjë në namaz, atëherë varet:
-Nëse ka harruar ndonjë rukn të namazit (si: rukunë, sexhden apo ndonjë rukn tjetër) dhe nuk ka arritur në të njëjtin rukn të rekatit pas tij, ai duhet të kthehet në atë që ka lënë mangu dhe ta plotëson atë, e pastaj në fund të bën sehvi sexhdeh pas selamit.
Psh: Nëse njeriu në rekatin e parë harron njërën sexhdeh, dhe ngritet në rekatin e dytë, e pastaj i kujtohet se ka lënë një sexhdeh mangu, e ai ende nuk ka arritur në sexhdeh të rekatit të dytë, ai duhet të ulet dhe të plotëson sexhden që e ka lënë mangu, e pastaj të vazhdon namazin deri në fund, dhe në fund bën sehvi sexhdeh pas selamit.
-Nëse ka harruar ndonjë rukn të namazit, dhe nuk i kujtohet përveçse pasi të kalon rekatin tjetër në po të njëjtin rukn, atëherë ai atë rekatë që e ka harruar në të një rukn të namazit nuk e llogaritë fare, dhe vazhdon namazin duke mos e llogaritur atë rekatë dhe duke e plotësuar atë, dhe në fund bën sehvi sexhdeh pas selamit.
Psh: Nëse njeriu në rekatin e parë ka harruar njërën sexhdeh, dhe nuk i kujtohet që ka harruar përveçse pasi të arrin në sexhden e rekatit të dytë, atëherë ai e mangëson atë rekatë në të cilin e ka harruar sexhden, duke i llogaritur rekatet tjera pa atë rekatë, dhe në fund bën sehvi sexhdeh pas selamit.
-Nëse harron ndonjë vaxhib të namazit, atëherë bën sehvi sexhdeh para selamit. Psh: Nëse ka harruar teshehudin e parë në namazet që kanë tri apo katër rekatë, atëherë para se të jep selam bën sehvi sexhdeh, e pastaj jep selam.
3-Nëse njeriu dyshon në namaz, se ka shtuar apo ka mangësuar ndonjë gjë, atëherë:
-Nëse anon më shumë në njërën anë, bazohet në atë në të cilën ka anuar më shumë, e pastaj bën sehvi sexhdeh pas selamit. Psh: Nëse është duke falur namazin e drekës, dhe dyshon nëse ka falur tri apo katër rekatë, dhe anon më shumë se ka falur tri rekatë, atëherë bazohet në të dhe e falë edhe një rekatë, dhe bën sehvi sexhdeh pas selamit.
-Nëse nuk anon në asnjërën anë, atëherë bazohet në atë që është e sigurtë dhe bën sehvi sexhdeh para selamit. Psh: Nëse është duke falur namazin e drekës, dhe dyshon nëse ka falur tri apo katër rekatë, dhe nuk anon nga asnjëra anë, atëherë shkon në atë që është e sigurtë (e sigurtë është se i ka falur tri rekatë, dhe dyshon për të katërtin), e vazhdon dhe një rekatë dhe pastaj bën sehvi sexhdeh para selamit.

Allahu e di më së miri.

Burimi:
Pyetje dhe Përgjigje
nga Hoxhë Omer Bajrami
Përmblodhi: Hetem Ibrahimi

Must Read