Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Sikur të mos i kuronte Allahu robërit e Tij me ilaçet e sprovave, ata do të bëheshin arrogantë dhe do t’i kalonin të gjithë kufijtë. Kur Allahu ia do të mirën robit, e ushqen atë me ilaçin e sprovës, sipas gjendjes që e ka, dhe me atë ilaç e shëron prej sëmundjeve vdekjeprurëse. E pasi ta kalitë dhe ta pastrojë, e përgatit për pozitën më madhështore në dunja, e cila është robëria ndaj Tij, dhe për shpërblimin më të lartë në ahiret, që është shikimi i Allahut dhe afrimi afër Tij.
Kur të shërohet zemra, e kupton se hidhësia e dunjasë është ëmbëlsia e ahiretit, e atëherë Allahu me të vërtetë ia shndërron ashtu, dhe e kupton se ëmbëlsia e dunjasë është hidhësi e ahiretit.
Kështu, e kupton se kalimi nga hidhësia e përkohshme në ëmbëlsi të përhershme është më i mirë për të se e kundërta.
Nëse nuk e ke kuptuar këtë, atëherë analizoje fjalën e të Dërguarit, sal-lAllahu alejhi we sel-lem:
“Xhenneti është i rrethuar me gjëra të urryera…”
Zadul Me’ad, 4/195.