Sinqeriteti i njeriut me Zotin e tij
Nuk ka gjë më të dobishme për robin sesa sinqeriteti me Zotin e tij, në të gjitha çështjet, duke e shoqëruar këtë me vendosmëri të vërtetë; ai tregohet i sinqertë në qëllimet dhe veprat e tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Madje, kur çështja (e luftës) është vendosur, do të ishte më mirë për ata që të tregohen të sinqertë ndaj Allahut.” (Muhamed, 21). Lumturia e njeriut është në varësi të vendosmërisë së palëkundur dhe sinqeritetit në vepra. Sinqeriteti në diçka që kemi vendosur tregohet duke qenë i bindur, i sigurt, i palëkundur në atë që synon; vendosmëri që nuk njeh lëkundje. Nëse tregohet në këtë i sinqertë, i mbetet të tregohet i sinqertë edhe në vepra. Sinqeriteti në vepra arrihet duke dhënë maksimumin e mundit për të arritur atë që kemi vendosur. Vendosmëria për arritjen e qëllimit e pengon dobësimin e vullnetit dhe ambicies, ndërsa sinieriteti në vepra, e pengon përtacinë dhe monotoninë. Kush tregohet i sinqertë me Allahun në të gjitha çështjet, Allahu e ndihmon më shumë se sa të tjerët. Kjo vërtetësi buron nga sinqeriteti dhe mbështetja e vërtetë. Njeriu më i vërtetë është ai me sinqeritetin dhe mbështetjen më të vërtetë.
Ibn Kajjimi el Xheuzije
“el Feuaid”