BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaSkalitja e besimit të drejtë dhe të sinqertë në shpirtin e fëmijës

Skalitja e besimit të drejtë dhe të sinqertë në shpirtin e fëmijës

Skalitja e besimit të drejtë dhe të sinqertë në shpirtin e fëmijës

Kjo pa dyshim hyn në radhên e obligimeve më të mëdha të prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Në këtë sferë prindërit nuk guxojnë t’i lejojnë vetes asnjë sekondë të mosinteresimit. Ata modeomos duhet të jenë shumë të zgjuar dhe të kujdesshëm në çdo imtësirë. Kjo sferë të gjithë prindërve u jep një vend të gjerë për ndikim. Kështu p.sh: prindërit duhet patjetër t’i mësojnë fëmijët për shprehjen dhe domethëniene kelimei-shehadetit(fjalen la ilahe il-llah) dhe t’ua bëjnë shprehi thënien e shpeshtë të këtyre fjalëve. Prindërit janë të obliguar që tek fëmijët e tyre ta zhvillojnë dhe shtojnë dashurinë ndaj Allahut të Madhërishëm, e njëkohësisht duhet ta ndërtojnë vetëdijen e tyre se çdo dhunti dhe e mirë është dhuratë e Tij.
Prindërit po ashtu janë të obliguar që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë emrat dhe vlerat e Allahut të Madhërishëm. Në atë mënyrë ata e përgatisin fêmijën e vet për mësimin e mëtejshëm të këtyre temave nëpërmjet studimit, ligjëratave, literaturës etj.

Burimi:
Libri:”Gabimet e rrezikshme gjatë edukimit të fëmijëve”
Autor: Muhamed Hamd

Must Read