Sure të vogla apo sure të shkurtra?
Disa muslimanë nuk i zgjedhin fjalët e duhura kur flasin për Kuranin dhe suret e tij.
Nga këto fjalë janë cilësimi i sureve të fundit të Kuranit si sure të vogla!
Një ditë kur ishim në namaz njëri tha para syve të mi: Surja Keuther është surja më e vogël në Kuran!
Ia korrigjova atij këtë dhe ua shpjegova edhe të pranishmëve.
Ndër tjerash u thash se: nuk ka në Kuran sure të vogla!
Edhe surja Keuther e cila përbëhet nga tre ajete dhe e cila nuk i plotëson dy rreshta është sure madhështore.
Të gjitha suret e Kuranit janë të mëdha, madhështore, të bereqetshme, të vyera, sepse ato janë Fjala e Allahut dhe Fjala e Allahut është e gjitha madhështore.
Këta njerëz kur thonë kështu ndoshta shikojnë në madhësinë e sures apo në ajetet e saj, dhe kjo është e saktë, kemi sure me ajete të shumta me qindra, dhe sure të tjera me ajete të pakta… e disa sure kanë vetëm 3 ajete!
Zgjidhja e saktë është të themi: Në Kuran kemi sure të gjata, sure të mesme dhe sure të shkurtra…
Pra, themi sure të shkurtra e sure të gjata dhe jo sure të mëdha e sure të vogla…
P.sh.: Surja Keuther nuk është sure e vogël -sepse nuk ka në Kuran sure të vogël, ai është i gjithë madhështor- kësaj i themi sure e shkurtër.
Burimi:
http://burimijetes.info
Dr. Salah el-Khalidij