BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirSURJA EL-FELEK (Komentim i shkurtër )

SURJA EL-FELEK (Komentim i shkurtër )

SURJA EL-FELEK

1- Thuaj: ‘Kerkoj mbështetje te Zoti i agimit (el-felek)… Felek është agimi (mëngjesi), sepse nata ndahet (shkëputet) prej tij. Thuhet se felek është çdo gjë që çahet dhe del nga gjithçka që ka krijuar Allahu, qofshin ato
bërthama dhe gjithçka tjetër. Thuhet gjithashtu se qëllimi këtu është dhënia e një shenje se Ai, i Cili ka fuqinë për t’i larguar këto errësira të mëdha nga e gjithë kjo botë, ka gjithashtu fuqi që të largojë nga ai i cili kërkon mbrojtje tek Ai çdo gjë nga e cila ka frikë dhe druhet prej saj.

2- Që të më mbrojë nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar…- domethenë, kërkoj prej Allahut që të më mbrojë nga e keqja e të gjitha krijesave që Ai ka krijuar.

3- Dhe nga sherri i natës, kur dendësohet terri… domethënë, kërkoj prej Tij që të më mbrojë nga e keqja e natës. Kanë thënë, kjo ngaqë natën dalin egërsirat nga strofullat e tyre dhe parazitët nga vendi i tyre. Gjithashtu, dalin edhe njerëzit e këqinj për t’u marrë me punë të liga.

4- Dhe nga sherri i falltarëve që fryejnë në nyje(duke berë magji)…-kërkoj prej Tij që të më mbrojë nga e keqja e grave magjistare, ngaqë ato frynin në nyjet e fijeve (penjve) kur bënin magji me to.

5- dhe nga sherri i smirëziut, kur vepron me smirë(hased)… Hasedi, pra smira, manifestohet atëherë kur dikush kërkon që t’i largohet tjetrit një e mirë që i ka dhënë Allahu.

Must Read