Tërmeti, frikësim dhe mësim
Allahu, subhanehu ve teala, dërgon në dynja llojlloj sprovash, telashesh, problemesh, tërmetesh shkatërruese, vërshime trishtuese, dhimbje që na e ngushtojnë shpirtin dhe pengesa që shkaktojnë frikë dhe trishtim. Sa e sa ankues sheh, sa e sa qortues dëgjon, e sa e sa të sprovuar dëshmon. Sprovat dhe telashet janë të llojllojshme te njerëzit, qofshin ata individ ose shoqëri, nomralisht se proporcionalisht me largimin/ afrimin e tyre nga feja e Zotit. Mëkati kur të është kolektiv, ta bëjë secili njeri, ka pasoja shkatërruese dhe trishtuese. Këto veprime e eksponojnë këtë shoqëri para hidhërimit dhe mllefit të Allahut, subhanehu ve teala, e bëjnë pa imunitet dhe rrënohet në goditjen më të lehtë.
Të nderuar besimtar jemi dëshmitar të shumë tërmeteve dhe me pasoja katastrofale, një gjë e cila detyrimisht na shpien të mendojmë për këto fenomene që kanë filluar të na ndodhin më shpeshë në këtë kohë të fundit.
Allahu, subhanehu ve teala, dërgon në dynja llojlloj sprovash, telashesh, problemesh, tërmetesh shkatërruese, vërshime trishtuese, dhimbje që na e ngushtojnë shpirtin dhe pengesa që shkaktojnë frikë dhe trishtim. Sa e sa ankues sheh, sa e sa qortues dëgjon, e sa e sa të sprovuar dëshmon. Sprovat dhe telashet janë të llojllojshme te njerëzit, qofshin ata individ ose shoqëri, nomralisht se proporcionalisht me largimin/ afrimin e tyre nga feja e Zotit. Mëkati kur të është kolektiv, ta bëjë secili njeri, ka pasoja shkatërruese dhe trishtuese. Këto veprime e eksponojnë këtë shoqëri para hidhërimit dhe mllefit të Allahut, subhanehu ve teala, e bëjnë pa imunitet dhe rrënohet në goditjen më të lehtë.
Të nderuar besimtar….
Allahu, subhanehu ve teala, na ka treguar në Kur’anin fisnik për shumë popuj që i ka shkatërruar për shkak të mëkateve kolektive duke na i treguar edhe krimet, me të cilat i kanë merituar këto denime, siç është tregimi për popullin e Adit, për popullin e Lutit, për popullin e Shuajbit. Allahu, subhanehu ve teala, na e tregon edhe ligjin e Tij të përhershëm dhe të pandryshueshëm për ata që bajnë mëkate kolektive dhe të cilat të gjith i konfirmojnë duke thënë:
وَكَذَلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَى وَهِيَ ظَالِمَةٌ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ
“Ja, kështu është ndëshkimi i Zotit tënd, kur dënon vendet që janë zullumqare. Vërtet, ndëshkimi i Tij është i dhembshëm, e i ashpër”. (Hud: 102).
Denimet dhe ndëshkimet, të cilat, Zoti i Lartmadhërishëm i lëshon mbi ata që dallohen me këto mëkate dhe me të cilat krenohen, për të cilat harxhojnë pasuri të mëdha, mund të jenë katastrofat, tërmetet, fortunat, etj. Mund të jenë edhe telashe e sprova tjera të cilat ua eliminojnë dhuntinë e sigurisë dhe qetësisë, i ndëshkon me frikë, uri, mposhtje dhe ngratësi.
Allahu subhanehu ve teala, thotë:
قُلْ هُوَ الْقَادِرُ عَلَى أَنْ يَبْعَثَ عَلَيْكُمْ عَذَاباً مِنْ فَوْقِكُمْ أَوْ مِنْ تَحْتِ أَرْجُلِكُمْ أَوْ يَلْبِسَكُمْ شِيَعاً وَيُذِيقَ بَعْضَكُمْ بَأْسَ بَعْضٍ انظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ الآيَاتِ لَعَلَّهُمْ يَفْقَهُونَ (65)
“Thuaj: “Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë”. (El-Enam: 65).
Allahu, subhanehu ve teala, tregon se si ka vepruar me Karunin, duke thënë:
فَخَسَفْنَا بِهِ وَبِدَارِهِ الأَرْضَ فَمَا كَانَ لَهُ مِنْ فِئَةٍ يَنصُرُونَهُ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَمَا كَانَ مِنْ المُنْتَصِرِينَ (81)
“Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç Allahut nuk pati që ta mbrojë, e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet”. (El-Kasas: 81).
Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, tregon se njeriu mendjemadh denohet shumë rreptë në dynja, duke thënë:
((بينما رجل يجرّ إزاره من الخيلاء خسف به، فهو يتجلجل في الأرض إلى يوم القيامة)) رواه البخاري والإمام أحمد والنسائي.
“Duke ecur një njeri me mendjemadhësi, Allahu shkaktoi që ta lëshojë toka, ai fundoset në te deri në ditën e Kijametit”. (Buhariu dhe të tjerët).
Njeriu kur e paramendon denimin i cili mund ti vijë nga lart ose nga posht, i shkakton brengë më të madhe se sa kur e paramendon se mund ti vijë nga e djathta ose e majta, sepse njeriu mund të iluzionon se mund të mbrohet nga ato sulme, mirëpo nuk iluzionon se mund të mbrohet nga denimet që i vijnë mbi kokë ose ndër këmbë.
Musliman të nderuar…
Në shumë shoqëri tonat është përhapur imoraliteti, marëdhëniet intime jashtmartesore, konsumohet alkooli, përdoren pijet narkotike, hamë ushqim haram, pasurinë e fitojmë me llojlloj hilesh, me dëshmi të rrejshme, me betime të pavërteta, me padrejtësi dhe hasmi. Na i shërdhojnë veshtë muzikat e ndryshme, është përhapur degjenerimi moral në shoqëritë tona, shtohet adetet e këqija te të rinjtë dhe të rejat, luftohet feja dhe fetarët, i përqeshin dhe i përbuzin, kurse njerëzit pa vlerë, njerëzit e poshtër fitojnë pushtet, autoritet, prijatari. Shembëlltyra e të rinjve janë këngtari i njohur, aktori i dalluar, sportisi më i mirë. Në këtë kohë është shtuar mosbesimi, janë shtuar mëkatet, kurse mungon falënderimi, mirnjohja, dhe dënia secilit atë që e meriton. Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë marur vendin e vërtetësisë dhe fakteve, njerëzit lavdërohen me mëkatet, mashtrimet dhe tradhtitë. Urdhërohet në të keqe dhe ndalohet nga e mira, insistohet në mëkate dhe mungon pendimi. Njerëzit kanë haruar të përmendin Zotin. Është përhapur lakuriqësia, prostitucioni, homoseksualizmi, përgojimi, bartja e fjalëve, spionimi, polemikat sterile për Zotin, mosfalja e namazit, e shumë e shumë mëkate tjera, të cilat lajmërojnë se denimet e Zotit janë shumë afër dhe na binë mbi kokë.
وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِظُلْمِهِمْ مَا تَرَكَ عَلَيْهَا مِنْ دَابَّةٍ وَلَكِنْ يُؤَخِّرُهُمْ إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ لا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلا يَسْتَقْدِمُونَ (61)
“Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin”. (En-Nahl: 61).
وَلَوْ يُؤَاخِذُ اللَّهُ النَّاسَ بِمَا كَسَبُوا مَا تَرَكَ عَلَى ظَهْرِهَا مِنْ دَابَّةٍ وَلَكِنْ يُؤَخِّرُهُمْ إِلَى أَجَلٍ مُسَمًّى فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِعِبَادِهِ بَصِيراً (45)
“E sikur Allahu t’i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s’ka dyshim se Allahu i ka parasysh robërit e vet”. (Fatir: 45).
Nga dhuntia dhe mëshira e Zotit është që mos ta denojë njeriun për çdo mëkat, mirëpo nëse e harojnë përkujtimin dhe frikësimin e Zotit me argumente të ndryshme, të cilat ia dridhin njeriut ndjenjta, trupin, siç janë tërmetet, vullkanat, vërshimet, tërë kjo për ta larguar njeriun nga mendjemadhësia dhe ikja nga rruga e Zotit, kurse denimet e Allahut në ahiret janë edhe më të mëdhaja.
كَدَأْبِ آلِ فِرْعَوْنَ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ كَفَرُوا بِآيَاتِ اللَّهِ فَأَخَذَهُمْ اللَّهُ بِذُنُوبِهِمْ إِنَّ اللَّهَ قَوِيٌّ شَدِيدُ الْعِقَابِ (52) ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ لَمْ يَكُ مُغَيِّراً نِعْمَةً أَنْعَمَهَا عَلَى قَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُوا مَا بِأَنفُسِهِمْ وَأَنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ (53) كَدَأْبِ آلِ فِرْعَوْنَ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ كَذَّبُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ فَأَهْلَكْنَاهُمْ بِذُنُوبِهِمْ وَأَغْرَقْنَا آلَ فِرْعَوْنَ وَكُلٌّ كَانُوا ظَالِمِينَ (54)
“Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e Allahut, e për shkak të mëkateve Allahu i shkatërroi. Allahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër. Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase Allahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruar një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase Allahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë). Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre”. (El-Enfal: 52- 54).
Një popull, i cili i neglizhon ligjet e Zotit, fundoset në epshe, humbë rrugën, atëherë bjer në denime të këqija. Kështu është ligji i Zotit kur përhapen negativitetet, atëherë kur jeta zhvillohet mbi mëkate dhe gabime, atëherë kur degjenerohen njerëzit moralisht, atëherë kur përhapet prostitucioni, njerëzit jipen pas zbavitjes dhe argëtimit, në këtë kohë Allahu, i Bekuar, lëshon denimin dhe mllefin e Tij, kurse ky denim e kaplon edhe të mirin edhe të keqin, siç na tregon Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:
((…أنهلك وفينا الصالحون؟ قال: نعم، إذا كثر الخبث)).
“A do të shkatërrohemi, edhe pse në mesin tonë ka burra të mirë? Po, nëse shtohet e keqeja”.
فَلَمَّا نَسُوا مَا ذُكِّرُوا بِهِ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَابَ كُلِّ شَيْءٍ حَتَّى إِذَا فَرِحُوا بِمَا أُوتُوا أَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً فَإِذَا هُمْ مُبْلِسُونَ (44)
“Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer”. (El-Enam: 44).
Të nderuar vëllezër…
Shumica e njerëzve gjërat i komentojnë me analiza materialiste, edhe nuk i lidhin gjërat me shkaqet e tyre, nuk kanë kuptuar lidhshmërinë mes veprimeve tona dhe pasojave. Andaj një herë kur ndodhi një tërmet në Medinë në kohën e Omerit radijAllahu anhu, e pyeti Aishen, radijAllahu anha, për shkakun e kësaj, kurse ajo iu përgjigj:
(كثرت الذنوب)
“Janë shtuar mëkatet”.
Omeri, radijAllahu anhu, tha:
(والله لئن عادت فزلزلت لا أساكنكم فيها).
“Pasha Allahun, nëse edhe një her dridh, nuk ju lë të banoni në te”.
Ai që studion gjeologjinë mund të rendit një sërë shkaqesh të tërmeteve. Ne e pranojmë këtë analizë shkencore, mirëpo cilat janë shkaqet ë këtyre ndodhive, çka i shkakton këto shkaqe. Ato janë mëkatet dhe gabimet.
Ka shumë hadithe që tregojnë se prej shenjave të Kijametit është shtimi i tërmeteve dhe lëshimit të tokës.
Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, thotë:
((لا تقوم الساعة حتى تكثر الزلازل)) رواه مسلم
“Nuk ndodh kijameti derisa nuk shtohen tërmetet”. (Muslimi).
Aisheja, radijAllahu anha, thotë se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
((يكون في آخر الزمان خسف ومسخ وقذف، قالت: قلت: يا رسول الله أنهلك وفينا الصالحون؟ قال: نعم إذا كثر الخبث)) رواه الترمذي، وهو حديث صحيح.
“Do të ketë në kohën e fundit lëshim toke, deformim dhe goditje më gurë. I thash: o i Dërguar i Allahut, a do të shkatërrohemi, edhe pse në mesin tonë ka burra të mirë? Tha: “Po nëse shtohen të këqinjtë”. (sahih, Tirmidhiu).
Ka shumë kërcënime për njerëzit e dhënë pas muzikës dhe alkoolit se do ti kaplojë lëshimi i tokës, deformimi dhe goditja me gurë.
Transmeton Tirmidhiu nga Imran ibn Husjeni, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
((في هذه الأمة خسف ومسخ وقذف، فقال رجل من المسلمين: يا رسول الله ومتى ذلك؟ قال: إذا ظهرت القيان والمعازف وشربت الخمور)). وهو حديث صحيح.
“Do të këtë në këtë ummet lëshim toke, deformim dhe goditje me gurë”. Një njeri prej muslimanëve tha: e kur do të ndodh kjo, o i Dërguar i Allahut? Tha: kur do të shfaqen muzikantët, instrumentet muzikore dhe kur do të konsumohet alkooli”.
Në të kaluarën ka pasur shumë lëshime të tokës dhe tërmete, kurse tash janë shtuar edhe ma shumë, për shkak se janë shtuar edhe çoroditë dhe mëkatet. Në këtë kohë njerëzit janë specializuar në mëkate.
Për shkak të mëkateve iblisi e humbi besimin, u largua nga Zoti dhe humbi xhennetin, për shkak të mëkateve u fundos populli i Nuhut, alejhis-selam, për shkak të mëkateve u shkatërrua populli i Adit me erëra, kurse populli i themudit me britmë.
Kjo është e vërteta…
فَكُلاًّ أَخَذْنَا بِذَنْبِهِ فَمِنْهُمْ مَنْ أَرْسَلْنَا عَلَيْهِ حَاصِباً وَمِنْهُمْ مَنْ أَخَذَتْهُ الصَّيْحَةُ وَمِنْهُمْ مَنْ أَخَذَتْهُ الصَّيْحَةُ وَمِنْهُمْ مَنْ خَسَفْنَا بِهِ الأَرْضَ وَمِنْهُمْ مَنْ أَغْرَقْنَا وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ (40)
“Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. Allahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë”. (El-Ankebut: 40).
Këto janë mëkatet dhe ky është fundi i tyre.
ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُمْ بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ (41)
“Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat)”. (Er-Rum: 41).
Sikurse është e ditur se çdo sprov vjen për shkak të mëkateve, kurse ngritet me pendim. Andaj kur u habitën sahabet nga humbja dhe dështimi i tyre në uhud, Allahu, subhanehu ve teala, ua zbriti ajetin:
أَوَلَمَّا أَصَابَتْكُمْ مُصِيبَةٌ قَدْ أَصَبْتُمْ مِثْلَيْهَا قُلْتُمْ أَنَّى هَذَا قُلْ هُوَ مِنْ عِنْدِ أَنْفُسِكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ (165)
“E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”! S’ka dyshim se Allahu është i plotëfuqishëm për çdo send”. (Ali Imran: 165).
Nëse ju gaboni para Zotit, nëse ju nuk respektoni udhëzimet e Zotit, nëse ju tregoheni mendjemëdhenjë, pa dyshim se rezultat i kësaj është dështimi, humbja dhe shkatërrimi. Ky është ligj i Zotit, dhe ndryshe nuk zhvillohen gjërat.
Të nderuar musliman…
Jemi dëshmitar të tërmeteve katastrofal, andaj duhet të nxitojmë në pendim, të përmirësojmë gabimet, para se të na shtohen këto denime, ti kthehemi Zotit, e ti lutemi që të na mbrojë nga çdo e keqe dhe vuajtje.
Njeriu nëse nuk i kthehet Zotit në bollëk dhe mirëqenie, së paku ti kthehet në vështirësi dhe kriza.
أَوَلا يَرَوْنَ أَنَّهُمْ يُفْتَنُونَ فِي كُلِّ عَامٍ مَرَّةً أَوْ مَرَّتَيْنِ ثُمَّ لا يَتُوبُونَ وَلا هُمْ يَذَّكَّرُونَ (126)
“A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim”. (Et-Teube: 126).
فَلَوْلا إِذْ جَاءَهُمْ بَأْسُنَا تَضَرَّعُوا وَلَكِنْ قَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَزَيَّنَ لَهُمْ الشَّيْطَانُ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ (43) فَلَمَّا نَسُوا مَا ذُكِّرُوا بِهِ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَابَ كُلِّ شَيْءٍ حَتَّى إِذَا فَرِحُوا بِمَا أُوتُوا أَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً فَإِذَا هُمْ مُبْلِسُونَ (44) فَقُطِعَ دَابِرُ الْقَوْمِ الَّذِينَ ظَلَمُوا وَالْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ (45)
“E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosor, po edhe djalli ua hieshoi atë që bënin. Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer. Ndaj u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotit të botëve!”. (El-Enam: 43- 45).
Allahu subhanehu ve teala, thotë:
أَفَأَمِنَ الَّذِينَ مَكَرُوا السَّيِّئَاتِ أَنْ يَخْسِفَ اللَّهُ بِهِمْ الأَرْضَ أَوْ يَأْتِيَهُمْ الْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لا يَشْعُرُونَ (45) أَوْ يَأْخُذَهُمْ فِي تَقَلُّبِهِمْ فَمَا هُمْ بِمُعْجِزِينَ (46) أَوْ يَأْخُذَهُمْ عَلَى تَخَوُّفٍ فَإِنَّ رَبَّكُمْ لَرَءُوفٌ رَحِيمٌ (47)
“A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se Allahu nuk do t’i trandë ata me tokën, ose nuk do t’u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë? Ose t’i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t’i shpëtojnë asaj. Ose do t’i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s’ka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin)”. (En-Nahl: 45- 47).
Allahu subhanehu ve teala, thotë:
وَمَا أَرْسَلْنَا فِي قَرْيَةٍ مِنْ نَبِيٍّ إِلاَّ أَخَذْنَا أَهْلَهَا بِالْبَأْسَاءِ وَالضَّرَّاءِ لَعَلَّهُمْ يَضَّرَّعُونَ (94) ثُمَّ بَدَّلْنَا مَكَانَ السَّيِّئَةِ الْحَسَنَةَ حَتَّى عَفَوا وَقَالُوا قَدْ مَسَّ آبَاءَنَا الضَّرَّاءُ وَالسَّرَّاءُ فَأَخَذْنَاهُمْ بَغْتَةً وَهُمْ لا يَشْعُرُونَ (95) وَلَوْ أَنَّ أَهْلَ الْقُرَى آمَنُوا وَاتَّقَوْا لَفَتَحْنَا عَلَيْهِمْ بَرَكَاتٍ مِنْ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ وَلَكِنْ كَذَّبُوا فَأَخَذْنَاهُمْ بِمَا كَانُوا يَكْسِبُونَ (96) أَفَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا بَيَاتاً وَهُمْ نَائِمُونَ (97) أَوَأَمِنَ أَهْلُ الْقُرَى أَنْ يَأْتِيَهُمْ بَأْسُنَا ضُحًى وَهُمْ يَلْعَبُونَ (98) أَفَأَمِنُوا مَكْرَ اللَّهِ فَلا يَأْمَنُ مَكْرَ اللَّهِ إِلاَّ الْقَوْمُ الْخَاسِرُونَ (99)
“Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden). Mandej e zëvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: “Prindërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi”, (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherë befas i dënuam pa e vërejtur ata. E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan. A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)? A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të humbur”. (El-A’raf: 94- 99).
Allahun e lusim të na mundëson pendim të sinqertë, largim nga mëkatet, dije të dobishme, besim të fuqishëm, të mira në këtë jetë dhe në ahiret, të na mbrojë nga sprova që i dimë dhe që nuk i dimë, të na mundësojë xhennetin dhe të na mbrojë na xhehenemi. Amin.
Burimi:
http://islam.mk
Përgaditi: Bekir Halimi