THËNIE TË PAVDEKSHME


THËNIE TË PAVDEKSHME


Erdhi Zejd El Hajri tek Pejgamberi, alejhi selam dhe e pranoi Islamin. Pejgamberi, alejhi selam i tha: O Zejd! Nuk më është përshkruar ndokush, e që pasi ta kem parë të mos më ketë dalur pak më ndryshe përveç teje. Zejdi u kthye kah Pejgamberi, alejhi selam dhe i tha: O i dërguari i Allahut! M’i jep 300 kalorës ndërsa unë të garantoj se do te shkoj ne vendet romake dhe do te luftoj me ta. Pejgamberi, alejhi selam tha: Për Zotin o Zejd! ?farë njeriu je ti?!
***
Kur Amr b. El Asi kërkoi ndihmë dhe përforcime ushtarake me 4.000 ushtarë për ta çliruar Egjiptin, Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, ia dërgoi vetëm katër veta dhe i shkroi: Një prej tyre vlen për njëmijë, kështuqë u plotësua shifra e kërkuar. Ata katër veta ishin:
Zubejr b. Avvam,
Mikdad b. Amr,
Ubadetu b. Samit, dhe
Mesleme b. Halid
***
Kaloi një çifut me një qenë pranë Ibrahim b. Ed’hemit dhe i tha: Cila është me e ndyte: Bishti i qenit apo mjekra jote? Mjekra ime nëse unë do te hyj ne Xhehennem- ia ktheu Ibrahimi. Çifuti pa një pa dy e pranoi Islamin.
***
Sahabiu i verbër, i cekur ne kaptinën Abese, Abdullah b. Ummi Mektum, i cili ishte muxhahid dhe njëherit shehid (dëshmor), kishte thënë:
“Më vendosni ne mes dy rreshtave, ma epni flamurin qe ta bart ngase unë e barti atë dhe e ruaj. Unë jam i verbër, nuk mund te iki!”. Vërtet, ai e mbrojti flamurin e muslimaneve derisa ra edhe shehid.
***
Një njeri hyri ne shtëpinë e sahabiut te ndritur, Ebu Dherrit dhe meqë nuk pa orendi shtëpiake tha: Ku i keni orenditë tuaja?!
Ne kemi një shtëpi tjetër pak me larg, atje i dërgojmë orenditë tona- ia ktheu Ebu Dherri. Njeriu e kuptoi se ishte fjala për shtëpinë e tij ne Ahiret, por iu drejtua: Megjithatë, edhe në këtë bote duhet patur ca rendi. Ebu Dherri iu përgjigj: Po, por i Zoti i shtëpisë (dunjasë) (Allahu) nuk po na lë këtu.
***
Një njeri i urtë kishte thënë: Ndonjëri prej nesh e di se si vdiset ne rrugën e Allahut por shumica jonë nuk e dinë se si jetohet në rrugën e Allahut”.

 

Marrë nga: www.twbh.com
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
2 qershor 2006, e xhuma
Vushtrri, Kosove

Referencë: http://sedatislami.wordpress.com/2011/12/31/thenie-te-pavdekshme/

www.Islamifejaevertete.com

Must Read