Thirrja në Islam, detyrë e çdo muslimani
Të gjithë të dërguarit ishin të caktuar nga Allahu dhe ishin të obliguar me përgjegjësi në përhapjen e lajmit për udhëheqjen me të cilën ishin ngarkuar, si dhe të respektojnë popullin, i cili ishte i ftuar që të pasojë me bindje urdhërat e Allahut. Allahu na përkujton në Kuran duke na thënë:
“Dhe kur Allahu mori zotimin nga ata që iu patë dhënë Librin që gjithëqysh t’ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni…” (Kuran, 3:187).
Pozita e popullit islam në këtë aspekt është e qartë, siç thuhet në Kuran:
“ Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për të mirë, të ndaloni nga veprat e këqija…” (Kuran, 3:110).
Kështu, Allahu i Gjithëfuqishëm e ka nderuar popullin musliman duke bërë pikë kyçe që të ndajnë me krijesën fisnike, Pejgamberin e Tij, thirrjen drejtuar njerëzve për të pasuar rrugën e drejtë. Kurani në vijim thekson:
“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njërin tjetrin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja…”
Prej së vërtetës ngrihet kjo e qartë, të urdhërosh për të mirë dhe të ndalosh nga ajo që është e keqe. Bëni dallimin ndërmjet besimtarit dhe hipokritit, i cili pretendon se është besimtar, ndërkohë që ai është në të kundërtën. Rrjedhimisht, të gjithë besimtarët e popullit islam, burrat dhe gratë, janë të njëjtë në përgjegjësitë individuale, që të çojnë çështjen e Islamit me dëshirë, vendosmëri dhe ndjenjë të sakrificës së Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!)
Atë që shokët e tij kanë bërë individualisht apo kolektivisht në përcjelljen e dritës së Islamit te të gjithë popujt, madje edhe jashtë Gadishullit Arabik, e kanë demonstruar me gjatësi dhe udhëtime të rrezikshme, të cilat i kanë ndërmarrë duke arritur deri në Oqeanin Antlatik në Perendim dhe Murin Kinez në Lindje.
Ushtritë e panumërta e të shquara kanë lënë frymën e fundit të tyre në rrugë dhe vende të largëta për të përcjellur Islamin, duke sakrifikuar e mos njohur kufi.
T’i thërrasim të gjithë njerëzit e botës tek Allahu, është detyrë e çdo njeriu të përgjegjshëm dhe musliman të vetëdijshëm. Detyra për të thërritur tek Allahu nuk mund të transferohet tek ndonjë i pamenduar dhe grupim i imagjinuar të quajtur “Njerëzit e fesë”. Në Islam çdonjeri është njëri i fesë dhe çdokush do të llogaritët tek Allahu se a i ka kryer obligimet e tij sinqerisht dhe me aftësitë më të mira të tij, apo jo. Ajetet kuranore në vazhdim duhet të jenë shumë shpjeguese në këtë aspekt:
“Thuaj (Muhammed)! Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta e që unë thërras tek Allahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është Allahu, unë nuk jam nga idhujtarët” (Kuran, 12:108).
Kështu, çdokush që me të vërtetë pretendon se është pasues i Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk mundet t’i shmanget thirrjes së njerëzve tek Allahu.
Tradita pejgamberike e sqaron këtë në vijim:
“ Lerini ata që janë dëshmitar t’i informojnë ata që mungojnë!” (Buhariu)
Fjala “dëshmitar” këtu do të thotë: çdokush i cili posedon dije islame. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“ Predikoni me emrin tim, madje edhe vetem me një varg.” (“vargu” këtu e ka kuptimin ajet nga Kurani)
Prandaj, nuk është e domosdoshme të jesh i shkolluar apo jurist i mirë që pastaj të thërrasësh njerëzit në Islam. Pa asnjë dyshim, se një person në shkencë islame që di mirë vargjet, do të jetë në gjendje të flasë më shumë, me autoritet dhe do të jetë në gjendje të shjegojë çështjet fetare, deri në detajin e fundit. Sido që të jetë, niveli i lartë i shkollimit nuk të pengon që të ftosh në Islam. Përpjekje e çdokujt është e nevojshme si një lidhje për të mbushur hapsirën.
Çdo individ në popullin islam është i obliguar që të jetë aktivisht i angazhuar në çfardo mënyre që ata munden të udhëheqin njerëzit në rrugë të drejtë dhe përkrahje morale e materiale. Një mendim i gabuar i përbashkët është gjetur duke apeluar, madje edhe tek gjenerata e mëhershme muslimane dhe që është prezente në këto ditë që të kuptojnë kuptimin e pasimit të vargjeve kuranore në mënyrë të përshtashme.
“ O ju të cilët keni besuar, ruajeni veten tuaj! Ai që ka humbur, nuk ju dëmton juve kur jeni në rrugë të drejtë…” (Kuran, 5:105).
Në të gjitha të mirat në vetvete, ajeti i mësipërm nuk nënkuptohet, prej çfardo ndarje të imagjinatës, të ashtuquajtur të përshpëritshme apo person “i shenjtë” mundet të shfajësojë veten prej përgjejgjësisë të thërrasë mbarë njerëzimin në të vërtetën shumë thjeshtë, duke menduar se e keqja nuk do të trokasë në derën e tij, në llogari dhe se do të bëhet i pastër dhe paqësor. Përmendshmëria se si përshpëritja mundet njëherë të shfaqet, ai kurrë nuk mund të barazojë Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) apo shokët e tij të shkëlqyeshëm në perfeksionimin e moralit të tyre, sinqeritetin në adhurim dhe devotshmërinë në fe.
Asnjëri prej sahabëve të Pejgamberit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk ka ëndërruar, duke braktiur mësimin fisnik të të ftuarit e popujve në Perëndim dhe Lindje, te lumturia e përjetshme dhe shpëtimi i ofruar prej Allahut nëpërmjet Islamit. Ka qenë me përpikmëri të korigjohet kjo ide rreth thënies ku Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka dalë me këtë paralajmërim:
“O ju njerëz! Shpesh e keni lexuar këtë ajet të lavdëruar dhe futeni në vendin ku nuk duhet. Unë e kam dëgjuar Pejgamberin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duke thënë:
“Nëse populli e sheh ndonjë përson të pashpirt dhe ata nuk e ndalojnë atë, Allahu mund t’i dënojë të gjithë ata.”
Kështu që, plotësoje obligimin tënd tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij! Mëso se çfarë je në gjendje të bësh dhe përcill të Vërtetën (Islamin) tek ata me të cilët je në kontakt, sepse thirrja në Islam është detyrë e vërtetë, detyrë e çdo muslimani.
Dr. Talib Ali
Përktheu: Visar Gashi