Tiparet dalluese të ziliqarit (smirëziut)
Zmirëzitë që janë afër dhe rreth teje janë të shumtë. Ata janë të shqetësuar për dallimin dhe epërsinë tënde, për krenarinë e orientimin tënd dhe vetitë e drejtimit tënd.
Kur nuk je prezent, ata të përqeshin, tallen, nënçmojnë, tradhtojnë, komplotojnë, thurin, organizojnë, planifikojnë…
Zakoni dhe prirja e tyre është zbulimi i çarjeve dhe boshllëqeve, janë gjahtarë të gabimeve dhe rrëshqitjeve. Ata dëshirojnë fundosjen tënde dhe ndjellin e ndezin konflikte.
Ata vazhdimisht gjurmojnë për të bërë keq, për të shpartalluar aftësitë e tua, për të mbytur ambiciet e tua, për kufizimin e aktiviteteve dhe ndaljen tënde në rrugë.
Ata dëshirojnë të dobësojnë e të degradojnë. Gëzohen për humbjet e tua dhe kur dominojnë ndaj teje.
Prano ose moho (deshe apo nuk deshe), ata i gjen afër, qëndrojnë pranë teje. Përpiqu që të mos i marrësh parasysh gjuhët e tyre. Mos u dobëso me intrigat e tyre. Mos ua vë veshin gënjeshtrave të tyre. Mos e lodh mendjen me ata njerëz. Liroji me dashuri duke mos çarë kokën dhe ec rrugës tënde.
Ata që kanë smirë trajtoji si karburant për ecjen tënde sa më të shpejtë, rrit qëllimin tënd, përmirëso aktivitetet e tua, shto rezervën tënde, ngrije namin tënd.
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu