BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeTregim mbi durimin e një nëne që i kishte vdekur djali

Tregim mbi durimin e një nëne që i kishte vdekur djali

Tregime nga të parët

El-Esmai rrëfen: “Unë dhe një shok dolëm në shkretëtirë dhe e humbëm rrugën. Më vonë kaluam pranë një tende dhe i përshëndetëm banorët e saj me selam. Selamin na ktheu një grua. Ajo pyeti se kush ishim. Ne i thamë se kishim humbur
rrugën dhe se ishim gëzuar që gjetëm banorë këtu. Ajo na hodhi një sfungjer për t’u ulur dhe tha që të prisnim derisa të kthehej biri i saj, Akili. Më vonë kur e ngriti derën e tendës, e
pa se po afrohej një kalorës. Ajo papritmas u shprehë: “O Allah! Unë kërkoj shpëtim për vizitorin që po vjen, sepse deveja është e birit tim, mirëpo ai nuk është në deve. Kalorësi erdhi tek ajo dhe i tha: “O nëna e Akilit, Allahu ua kompensoftë humbjen.” Ajo tha: “Mjerë për juve. A ka vdekur biri im, Akili?” Ai tha: “Po.” Ajo pyeti: “Si?” Ai u përgjigj: “Atë e kishin rrethuar devetë dhe u detyrua të kërcejë në pus.” Ajo i
tha: “Zbrit nga deveja që të më ndihmoni t’i përmbushi të drejtat e mysafirëve.” Ajo i dha një dele, të cilin e preu dhe e pjeku për neve. Kur mbaruam të ngrënit, ajo doli dhe tha: “A dinë dikush prej jush ndonjë pjesë nga Kurani?” Unë thash: “Po.” Ajo tha: “Lexo, disa ajete të cilat mund t’i përdori për ngushëllim. Unë thash: “Allahu i Lartësuar ka thënë në Librin
e Tij: “Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai
kthehemi” Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.” (Bekare, 155-157).
Ajo tha: “A ka ajet si ky në Librin e
Allahut?” Unë thash: “Pasha Allahun, Allahu thotë kështu në Kuran.” Ajo tha paqja qoftë mbi ju dhe filloi të fal namaz vullnetar.
Pastaj shtoi: “Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi. Unë pres shpërblim nga Allahu për humbjen e
Akilit.” Ajo e përsëriti këtë tri herë, pastaj tha: “O Allah! Unë bëra ashtu siç më urdhëruat, kështu që më jep atë që më
premtove.”

Burimi:
Libri ” Pengesat në rrugë”
Autor: Abdul Melik el Kasim

Must Read