Tregimi sesi Nexhashiu u bë mbret i Abisinisë
———————————————————————————-
* Sa i përket refuzimit të Nexhashiut që t’i dorëzojë muslimanët që banonin në vendin e tij tek idhujtarët Kurejshit, dhe refuzimit të tij që të pranojë dhuratat si ryshfet që ta korruptonin atë:-
* Ez-Zuhriu shënon: “E kam pas rrëfyer këtë hadith nga Urveh ibn Zubejr (rahimehullah): nga Ummu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur me të). Kështu, Urveja tha: “A e dini se çfarë ai (Nexhashiu) kishte për qëllim me thënien:
“Allahu nuk ka marrë ndonjë ryshfet prej meje, kur ai ma riktheu mbretërinë mua, ashtu që, do të pranoja ndonjëfarë ryshfeti; Dhe, Allahu nuk veproi atë çfarë njerëzit dëshironin sa i përket meje, ashtuqë, do të duhej t’u bindesha njerëzve kundër Tij?”
Unë i thashë: “Jo.”… Kështu, Urveja ma shpjegoi atë, duke thënë: “Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka rrëfyer se:
Njerëzit e Abisininë(Etiopisë) filluan që të komplotonin së bashku dhe ata thanë: Ne duhet që të vrasim babain e Nexhashiut, dhe t’i japim mbretërimin vëllait të tij, pastaj, vëllai i tij ka 12 djem. Ashtu që, ata pastaj mund të trashëgojnë mbretërimin dhe populli Abisinas do të mbetet për një kohë të gjatë pa ndonjë luftim ndërmjet tyre. Andaj, ata e sulmuan (mbretin) dhe e vranë atë, dhe e vendosën vëllain e tij mbret.
Pastaj, Nexhashiu hyri tek xhaxhai i tij dhe i la përshtypje aq shumë saqë nuk do të konsultonte askënd përveç tij, dhe ai dukej të ishte person i intelektit dhe vendosmërisë së qëndrueshme.
Dhe, kur pjesa tjetër e Abisinasve panë statusin të cilin e kishte arritur tek xhaxhai i tij, ata thanë: Ky djalë ka fituar më të mirën e xhaxhait të tij tani, andaj, ne nuk ndihemi të sigurt se ai nuk do ta bëjë atë mbret mbi neve (pas tij), dhe ai e di se ia kemi vrarë babanë. Andaj, nëse kjo ndodhë, ai nuk do të lë asnjë nga fisnikët tanë përveçqë do ta vrasë.
Andaj, ata shkuan tek xhaxhai i tij dhe i thanë: Ti e di se ne i kemi vrarë babanë, dhe të kemi vendosur në vendin e tij; dhe nuk ndihemi të sigurt se ai nuk do të bëhet mbret mbi neve (pas teje). Kështu që, ose vraje, ose dëboje nga vendi ynë.
Ai u tha, “Mjerë për ju, dje e vratë babanë e tij, dhe tani më duhet që ta vras sot! Më mirë, do ta largojë nga toka jonë.”
Andaj, ata e larguan dhe e vendosën në treg. Ata e shitën si rob tek një tregtar nga tregtarët i cili e hodhi në një anije, pasi që e kishte blerë për 600-700 dërhem.
Pastaj, ai u largua me të.
Kur arriti mbrëmja e së njëjtës ditë, disa re vjeshte filluan që të shfaqeshin. Xhaxhai i tij doli që të shijonte shiun, por, ai u godit nga vetëtima e cila e mbyti atë.
Menjëherë njerëzit shkuan tek fëmijët e tij, por, i gjetën të ishin budallenj. Nuk kishte tek asnjëri prej tyre ndonjë të mirë. Kështu që, çështja e abisinasve u hodh në dilemë.
Andaj, disa i thanë disa të tjerëve:
“Ju –Pasha Allahun- e dini se, i vetmi i cili është i përshtatshëm që të jetë mbret mbi juve është ai të cilin ju e shitët këtë mëngjes. Andaj, nëse brengoseni për çështjen e abisinasve, shkoni menjëherë dhe merreni përpara se të largohet.”
Andaj, ata dolën që ta kërkonin. Prandaj, ata e gjetën dhe e sollën prapa; dhe e vendosën kurorën mbi kokën e tij, dhe u ulën tek froni i tij, kështu duke e bërë mbret.
Por, tregtari (erdhi dhe) tha: “Mi jepni paratë e mia mbrapa, sepse më keni marrë robin tim!”
Ata i thanë: “Nuk do të të japim asgjë.”
Por, tregtari u tha, “Unë Pasha Allahun, do të shkoj dhe do të flas me të.”
Andaj, ai shkoi dhe i foli atij, dhe i tha: “O mbret! Kam blerë një rob dhe njerëzit të cilët ma shitën e morën çmimin, por, pastaj, ata ma konfiskuan robin dhe ma morën mua, dhe ata nuk donë që të m’i kthejnë paratë mbrapa.”
Prandaj, ky ishte rasti i parë që shohim nga ai prej vendosmërisë, urtësisë dhe drejtësisë, kur ai tha:
“Ju duhet ose t’i jepni paratë e tij prapa, ose të ia ktheni robin atij, ashtuqë, ai ta merr kudo që të dojë.”
Andaj, njerëzit i thanë: “Jo, më mirë ia japin paratë e tij.” Andaj, ia dhanë ato atij.
Prandaj, kjo është arsyeja se pse ((kur Nexhashiu nuk i dorëzoi muslimanët, dhe nuk pranoi ryshfet nga kurejshitët që t’i dorëzonte muslimanët)), ai tha:
“Allahu nuk mori ndonjë ryshfet nga unë, kur ma riktheu mbretërinë time, ashtuqë, unë duhet që të marr ndonjë ryshfet që ta mbajë mbretërinë time; Dhe, Allahu nuk veproi me mua, atë farë dëshiruan njerëzit me mua, ashtuqë, unë t’u bindem njerëzve kundër Tij.”
* Shejh Albani përmend se rrëfehet nga Ibn Hishami në përmbledhjen e “Siras” nga Ibn Is’hak (1/363-364), dhe nga Ebu Nuajmi në Ed-Dala’il (fq.81- 84), dhe zinxhiri i transmetimit është “hasen”.
* – Ky është po ai, Nexhashiu, i cili i kishte dërguar mesazh Pejgamberit (Paqja dhe Lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!-) për t’i treguar se kishte pranuar Islamin; dhe ai ka vdekur në Islam (Allahu qoftë i kënaqur me të!).
– Pastaj, Ibn Is’haku rrëfen nëpërmjet zinxhirit të tij të transmetimit nga Aishja se kur Nexhashiu kishte vdekur njerëzit përmendin se dritë ishte parë vazhdimisht mbi varrin e tij. (Zinxhiri sipas Shejh Albanit është hasen (i mirë)).
– Është ai i cili përmendet në Sahihët e Buhariut dhe Muslimit në hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se kur kishte vdekur, Profetit (Paqja dhe Lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) i është urdhëruar me shpallje, dhe ai kishte urdhëruar Shokët e Tij që të formonin rreshtat, dhe kështu ia kishin falur Namazin e Xhenazes, sepse askush në vendin e tij nuk ia kishte falur namazin e Xhenazes.
Përktheu: M.M.
Burimi: www.islamifejaevertete.com