BallinaARTIKUJHadith dhe SunetTRI MËSIME ME RËNDËSI NGA HIXHRETI

TRI MËSIME ME RËNDËSI NGA HIXHRETI

TRI MËSIME ME RËNDËSI NGA HIXHRETI

Hixhreti është një ndër ngjarjet madhore në historinë islame dhe jo vetëm. Kalimi i Muhammedit a.s., nga Mekka në Medinë, paraqet një kapitull të ri për njerëzimin mbarë. Dijetarët myslimanë e kanë trajtuar me seriozitet të madh, jo vetëm brenda për brenda librave të Sires, por edhe në punim të veçanta. Kjo për shkak të mësimeve dhe porosive të mëdha që fshihen në këtë ndodhi dhe të cilat nuk targetojnë vetëm individin por edhe shoqërinë.

Në këtë hutbe do të paraqesim tre mësime të cilat skicojnë personalitetin dhe vlerat e besimtarit.

Vepra imazh dallues i këtij ymeti

Përse myslimanët përzgjodhën hixhretin si ndodhi për ta shkruar historinë e tyre sipas saj dhe jo për shembull lindjen e Pejgamberit Muhammed a.s., siç vepruan më parë Ithtarët e Librit (të krishterët) me lindjen e Isait a.s.?

Ku qëndron sekreti dhe mesazhi i kësaj përzgjedhje?

Në Kur’an, Allahu xh.sh., duke folur për Xhaminë e Kubasë, thotë:

﴿لَا تَقُمۡ فِیهِ أَبَدࣰاۚ لَّمَسۡجِدٌ أُسِّسَ عَلَى ٱلتَّقۡوَىٰ مِنۡ أَوَّلِ یَوۡمٍ أَحَقُّ أَن تَقُومَ فِیهِۚ ﴾ [التوبة ١٠٨]

“Ti në atë kurrë mos bënë namaz. E, xhamia – themelet e së cilës iu vunë që në ditën e parë, në të mirën e Allahut, me të vërtetë, meriton që të bësh namaz në të…” (Teube: 108)

Pra, po i thotë Muhammedit a.s., që të mos falet në xhaminë e hipokritëve sepse ajo i shërben të keqes, përkundrazi të falet në xhaminë e mirë, xhaminë e Kubasë të ngritur mbi themelet e devotshmërisë që nga dita e parë. Pra, në ajet përmendet dita e parë, nga e cila dijetari andaluzian Suhejli ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka më shumë se thjesht një ditë. Është dita e krenarisë së Islamit andaj edhe përzgjedhja e kësaj dite nga Sahabet, respektivisht Omeri r.a., është e saktë. Përzgjedhja e tyre përputhet me këtë tekst kur’anor[1].

Kjo mbase ka bërë dijetarin e ditëve tona, Abdul Aziz Tarifin[2], të konstatojë se, arsyeja pse është përzgjedhur hixhreti e jo lindja e Muhammedit a.s., është sepse ne jemi ymet që nuk shenjtërojmë kohën por punën. Ajo që na dallon neve nga të tjerët është përkushtimi për punën dhe vlerësimi sipas saj.

Për këtë qëllim, Hixhreti, paraqet sakrificën për kauzë, për vlera, për punë.

Rëndësia e kauzës

Pejgamberi a.s., e donte Mekkën dhe ishte emocionalisht shumë i lidhur me të. Vendlindja e tij, shtëpia e parë në tokë, vendi më i bekuar, megjithëkëtë, kur këto gjëra u ndeshën me kauzën për të cilën ishte dërguar, sakrifikoi me to për hir të kauzës. Ishte në fakt një dukuri shoqërore që nuk kishte filluar me të dhe as që do të mbaronte me të. Duke qenë ende në ditët e para të shpalljes, Vereka b. Neufeli, e kishte paralajmëruar se tiranët, agresorët, zullumqarët, do ta nxirrnin me dhunë nga Mekka, ashtu siç ishin nxjerrë më parë të tjerët nga vendet e tyre.

Hixhreti nuk është thjesht migrim por migrim për kauzë. Liria për ta adhuruar Zotin dhe për ta manifestuar besimin e ka shtyrë që të migrojë. Muhammedi a.s., ua dëshmoi të gjithëve se kauza e tij nuk ishte për interesa personale, për çka edhe refuzoi çdo ofertë që i vinte në këmbim të braktisjes së misionit. Ua bëri të qartë se vetëm vdekja do ta ndalonte nga kjo punë…

Pas plot 13 vite angazhim, mund, sakrifica, tortura dhe maltretime nga idhujtarët, çështja kishte rritur në një pikë kritike: idhujtarët unanimisht kishin vendosur ta mbysnin Muhammedin a.s., andaj, me urdhër hyjnor, e lëshoi Mekkën dhe u nis për në Medinë..

Ndryshe, nëse hixhretit i mungon elementi i kauzës së mirëfilltë, nuk është hixhret. Muhammedi a.s., foli për dikë që kishte bërë Hixhreti për tu martuar me një grua, pra jo për kauzën e besimit, andaj i tregoi se ai nuk kishte shpërblimin e hixhretit.

Braktisja e mëkati si hixhret i vërtetë

Hixhreti rëndom nënkupton largimin fizik nga një vend në tjetrin. Muhaxhir është ai që braktis vendin e vet për të jetuar në një vend tjetër. Por nuk është vetëm ky dimension i hixhretit. Hixhreti nënkupton dhe largimin shpirtëror. Muhammedi a.s., siç qëndron në Sahihun e Buhariut (10; 6484), ka thënë:

وَالْمُهَاجِرُ مَنْ هَجَرَ مَا نَهَى اللَّهُ عَنْهُ

“…Muhaxhir është ai që braktisë atë që Allahu e ka ndaluar.”

Përmbyllje

Ngjarjet islame janë më të rëndësishëm se të tkurren në data ceremoniale. Ajo që neve na duhet sot është që të marrim shkas hixhretin dhe t’i japim vetes sonë vlerë, duke dëshmuar se jemi njerëz të virtyteve, kauzave, se kemi dinjitet dhe krenari të cilën nuk e shesim për asgjë. Po kështu duhet të dëshmojmë edhe anën praktike, respektivisht largimin nga mëkatet, si formë e hixhretit të përditshëm.
[1] Shih: Suhejli, Err-rreudu el-unuf, Bejrut: Dar ihjai etturath el-arabij, 4/155-156.
[2] https://twasul.info/40480/
http://sedatislami.com/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read