BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiU flisni njerëzve fjalë të mira!

U flisni njerëzve fjalë të mira!

U flisni njerëzve fjalë të mira!

Allahu thotë: “…U flisni njerëzve fjalë të mira!…” El Bekare, 83.

Njeriu si natyrë është qenie qytetare (sociale) që e do bashkëpunimin, bisedën dhe komunikimin, prandaj i duhet dhe i nevojitet ky rregull i cili është përsëritur disa herë në Kuran.

“Dhe thuaj robërve të Mi të thonë atë që është më e mira.” El Isra, 53.

“Mos debato me pasuesit e librit vetëm me atë që është më e mira.” El Ankebut, 46.

Fjala e mirë këtu, përfshin çdo gjë që ka dobi, si: fjala e bukur, e ëmbël, e urtë, e dobishme.

Ana praktike e fjalës së mirë:
fol mirë me familjen;
fol mirë me farefisin;
fol mirë me komshiun;
fol mirë me kolegun;
fol mirë me lypësin;
fol mirë me besimtarët e fesë tende dhe feve të tjera.

Marr nga:
“50 rregulla kuranore për veten dhe jetën” Dr. Umer bin Abdullah el Mukbil
Përzgjodhi dhe përshtati: Alban Puka
Burimijetes.info

Must Read