BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiULJA ME TETË LLOJE TË NJERËZVE…

ULJA ME TETË LLOJE TË NJERËZVE…

Është thënë: Atij që ulet me tetë lloje të njerëzve, Allahu i Lartësuar ia shton tetë gjëra:

1. Atij që ulet me të pasurit, Allahu i Lartësuar ia shton dashurinë dhe dëshirën për dynjanë.
2. Atij që ulet me të varfrit, Allahu i Lartësuar ia shton falënderimin ndaj Tij dhe razinë (kënaqësinë) më atë që Allahu i Lartësuar e ka ndarë për të.
3. Atij që ulet me sulltanin (mbretin), Allahu i Lartësuar ia shton kibrin (kryelartësinë), dhe ia ngurtëson zemrën.
4. Atij që ulet me gratë, Allahu i Lartësuar ia shton xhehlin (injorancën) dhe pasionin.
5. Atij që ulet me fëmijën, Allahu i Lartësuar ia shton argëtimin dhe shakanë.
6. Atij që ulet me gjynahmëdhenjtë, Allahu i Lartësuar ia shton guximin dhe trimërinë për të bërë mëkate dhe gjynahe, dhe ia vonon teuben (pendimin).
7. Atij që ulet me salihinët (punëmirët), Allahu i Lartësuar ia shton dëshirën për të kryer vepra të mira.
8. Atij që ulet me ulematë (dijetarët), Allahu i Lartësuar ia shton ilmin (dijen) dhe ver`in (frikërespektin).

Shkëputur nga libri “Muhtesaru tenbihi-l-gafilin”.
Autor: Ebu el-Lejth es-Semerkandi

Përktheu: Burim Koçinaj

Must Read