Vdekja nuk përshpejtohet
“…dhe kur vjen ky çast, ata as nuk mund ta vonojnë atë dhe as nuk mund ta përshpejtojnë atë…” (Araf, 34)
Ky ajet ngushëllon burracakët frikacakë, të cilët vdesin shumë herë para vdekjes. Mos të harrojnë se vdekja ka një kohë të caktuar, nuk mund të vijë më herët, por as të vonohet. Vdekjen nuk mund ta shtyjnë për një afat të pacaktuar, edhe sikur të tentojnë burracakët e frikësuar.
Ndërsa ai i cili i është nënshtruar plotësisht Allahut nga ajeti i lartpërmendur fiton siguri, qetësi dhe vendosmëri:
“Agonia e vdekjes do të vijë me të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit): “Kjo është ajo së cilës doje t’i shpëtoje!” (Kaf, 19)
Mëso, se po të varesh nga krijesat, nga Krijuesi do të përjetosh ligështi dhe paaftësi:
“Pastaj ai nuk pati asnjë grusht njerëzish ta ndihmonin atë përkundër Allahut, as nuk ishte prej atyre që mund të shpëtojnë vetveten.” (Kasas, 81)
Vepra voluminoze “Sijer alamin-nubela” e Dhehebiut në 23 ekzemplarë përshkruan biografitë e dijetarëve, të mendimtarëve, të mbretërve, të princave, të të pasurve, të poetëve, por gjatë vështrimi të këtij libri mësojmë dy çështje më rëndësi:
E para: ata të cilët nuk janë mbështetur tek Allahu, por kanë krijuar varshmërinë nga pasuria, fëmijët, pozita, Allahu e lë në dorë të këtyre gjërave. Këta përjetuan vuajtje, rrënim dhe shkatërrim:
“Dhe vërtet që ata (shejtanët) i pengojnë ata nga Udha (e Drejtë), por (mosbesimtarët) mendojnë se në të vërtetë ata janë të udhëzuar në Udhë të mbarë!” (Zuhruf, 37)
U sprovuan: Faraoni me pozitë, Karuni me pasuri, Umeja bin Halefi me tregti, Velidi me fëmijët, Ebu Xhehli me autoritet, Ebu Lehebi me gjenezë (prejardhje). Haxhaxhi me arrogancë.
E dyta: ata të cilët u krenuan me Allahun dhe vepruan për t’u afruar te Krijuesi. Këta përjetuan ngritjen, fisnikërimin, nderin, krenarinë. U ngritën edhe ata që nuk kishin pozitë, autoritet, pasuri dhe fis.
U ngrit: Bilali me ezan, Sulejmani me ahiret, Suhejbi me sakrificë, Atau me dituri.
“…dhe e bëri fjalën e mosbesimtarëve 0më të poshtëruarën, ndërsa ishte Fjala e Allahut që është më e lartësuara dhe Allahu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.” (Teube, 40)
Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu