BallinaSpikasimVështrim fundit të vitit

Vështrim fundit të vitit

Vështrim fundit të vitit

Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Cilin e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthitë dhe cilin e lajthitë s’ka kush e përudhë. Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen, shokët dhe gjithë ata që e pasonjë në mënyrë më të mirë deri në Ditë të Kijametit.
Vëlla i dashur.
U ndala para kalendarit tim të murit, që ta shkëpus fletën e fundit të sajë, dita e fundit të vitit 1421. Jo si zakonisht, mu rëndua dora kur e zgjata që ta shkëpusë këtë fletë. Përjetova ndjenja që depërtuan deri në thellësiara të ndërgjegjës time. Ndjenja që si kam përjetuar gjatë 350 ditëve që kanë kaluar. Sot mu dhimbën këto ditë që kaluan, mu duk sikur të jetë duke dhënë shpirtë. Sikurse kërkon prej meje ti jap afat edhe pak kohë duke u përshëndetur nga kjo jetë. Nuk e shkëputa, e lash këtë letër të fundit dhe fillova të mendojë reth sajë. U trishtova pa masë kur kuptova se me shkëputjen e sajë, jam duke shkëputur një grumbull të ditëve të jetës sime, për ta mbyllur fletoren, e cila nuk le asnjë vepër, qoftë e vogël ose e madhe, qoftë e mirë ose e keqe, pa e regjistruar.
I nderuari vëlla.
Ky kalendar, i cili gjindet në prag të dhënjes së shpirtit, i ngjanë jetës së një njeriut, pakësohen ditët ashtu siç na pakësohet edhe ne jeta, ashtu siç pakësohet jeta e kohës me kalimin e viteve e dekadave. Secila krijesë është në numërimin e ditëve të pakëta që i kanë mbetur derisa të përfundojë, të zhduket.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”. (Er-Rahman: 26-27).
Secilës krijesë i përfundon jeta e sajë dhe shkon atje ku ka caktuar All-llahu të shkojë, për dallim nga njeriu, i cili edhe pas vdekjes dhe udhëtimit nga kjo botë do të ndalet për të dhënë llogari dhe për tu shpërblyer.
Kur u kthjella e fillova të shfletoj memorjen time të dobët, që të përkujtoj ato ndodhi që kanë ndodhur në vitin e kaluar, para se të harohen tërësisht. U ndala dhe gjatë kohë vështrova këtë shirit filmik (jetën). Subhall-llah, vërejta se me të vërtetë është shirit i çuditshëm. Është ngarkuar përplot. Është ngarkuar dhe stërngarkuar me ndodhi të ndryshme dhe të llojllojshme, me vepra të mëdha dhe të vogla, pa vlerë, me vepra që kanë të bëjnë me mua dhe me tjerët. Njerëz që kanë kaluar nën këtë thjerëz, me zë dhe fotografi.
Mu kujtua hixhreti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ndodhitë e saja.
Vëlla i dashur.
Sa kemi nevojë, në prag të vitit të ri të hixhretit, të jetojmë me zemrat, ndjenjat dhe realitetin tonë me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë hixhretit të tij nga Mekeja në Medine, shpërngulje e cila përmban mësime dhe këshilla të shumta, prej tyre është edhe njohja e vlerës së kohës dhe rëndësi e sajë.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] bëri xhihad të vërtetë në rrugë të All-llahut nga ditë që i zbriti ajeti: “O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroji!”. (El-Mudeththir: 1-4).
Gjatë ditës dhe natës, në fshehtësi dhe publikisht, duke mos iu frikësuar askujt thirrte në rrugë të All-llahut [subhanehu ve teala]. Asgjë se ndalte nga thirrja, as kërcënimi e ofendimet e kurejshitëve. Në fillim, prej burrave, iu përgjegj Ebu Bekri [radijall-llahu anhu], prej djelmoshave, Aliu [radijall-llahu anhu], prej grave, gruaja e tij, Hadixheja [radijall-llahu anha]. Kurse Ebu Bekrit ia pranuan ftesën për hyrje në Islam: Othmani, Talha ibn Ubejdil-lahi, Sa’d ibn Evi Vekasi, [radijall-llahu anhum].
U përkujdes Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për shokët e tij, që ti edukojë dhe ti mësojë, andaj i mblidhte te shtëpia e Erkam ibn Erkamit, e ua mësonte ajetet që zbritnin, i urdhëronte në sjellje të mira dhe ua tërhiqte vërejtjen nga veprat e këqija dhe të shëmtuara, nga mëkatet dhe shirku. Në tërë këtë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte shembëlltyrë e tyre.
Koha kishte vlerë të madhe në jetën e tyre. Ata e shfrytëzonin kohën në ibadete dhe në përfitim nga dituria dhe vlera e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Te ata akideja ishte më e vlefshme se sa pasuria, familja dhe fëmia. Kur u dha rasti të zgjedhin mes vatanit, farefisit, jetës komode dhe jetës së vështirë, gurbetit dhe ikjes, ata zgjodhën ta shoqërojnë Pejgamberin [alejhis-selam] dhe të bëjnë hixhret në rrugë të All-llahut.
Ata e zbatuan premtimin e vet që ia dhanë All-llahut. Kur u sprovuan, ata duruan dhe dhanë shembull në sakrificë dhe flijim. Kur thërriti thirrësi i xhihadit garonin për të vdekur në rrugë të All-llahut, kurse gjendja e tyre thoshte: “… e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!”. (Taha: 84).
Trembëdhjet vjet pas sakrificave dhe flijimit, All-llahu [subhanehu ve teala] e nderoi Pejgamberi [alejhis-selam] dhe shokët e tijë me fitore e cila u erdhi në Medinë.
13 vjet të llogaritura, me ditë, netë dhe orë.
13 vjet nuk kënaqeshin muslimanët as me ushqim, as me pije. Mirëpo asgjë si largonte nga përmendja e All-llahut, as dashuria ndaj kësaj bote as rëndimi në tokë.
13 vjet punë serioze, planifikim preciz dhe edukatë të shkëqlyeshme.
Ku jemi na sot, sa dallojmë nga jeta e Pejgamberit [alejhis-selam] dhe shokëve të tij.
Kaloi një vit i plotë nga jeta jonë…shkuan edhe sekondat, minutat edhe ditët. Vallë sa punë të mira i kemi bërë në këto ditë, vepra të cilat do ti deponojmë për atë ditë kur gruaja shtatëzënë do ta hedh foshnjën e sajë, foshnja do të thinjet, kurse njerëzit do të duken si të dehur edhe pse sjanë të dehur, mirëpo pasiqë të shohin denimin e vështirë të All-llahut.
Përgjigjeja e kësaj pyetje, me të vërtetë, është shumë i turpërueshëm. Mirëpo doemos duhet pranuar realitetin.
Secili prej nesh del në mëngjes dhe e kalon ditën në shkollë, universitet ose në punë të tij. Në fund të ditës kthehet në shtëpi i lodhur, e hanë drekën dhe pushon pak, e pastaj pjesën e mbetur të ditës dhe fillimin e natës e kalon ose në mësim, ose në kryerjen e obligimeve jetësore. Pastaj flenë. Të nesërmen në mëngjes e fillon të njejtën gjë. E kështu me rradhë.
Jetë, ku ska minutë të veçuara për të lexuar Kur’an, për të mësuar rregullat e fesë tonë, nuk ka minutë për namaz nate, ose për faljen e sunneteve, nuk ka minutë për të marur pjesë në mexhlise të përkujtimit dhe ligjeratave. Nuk ka ditë për agjërimin e të hënës dhe të enjtës. Nuk ka ditë për të bërë mirë dhe për tu kryer nevojat njerëzve.
Vëlla i dashur.
Dunjaja na ka angazhuar nga ibadeti ndaj All-llahut, kurse ne jemi ata, të cilëve All-llahu na e ka tërhjekur vëmendjen prej sajë duke thënë: “O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit. Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!” Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni”. (El-Munafikun: 9-11).
Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] thoshte: “Kur të ngrysish në mbrëmje mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhisë në mëngjes mos e prit mbrëmjen. Merr nga shëndeti për ditët e sëmundjes tënde dhe nga jeta për ditët e pas vdekjes tënde”. (Buhariu).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Ditën e Kijametit nuk do të lëvizin këmbët e birit të Ademit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën ku e ka harxhuar; për rininë ku e ka shfrytëzuar; për pasurinë, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe për diturinë e tijë, çka ka vepruar me te”. (Tirmidhiu, hadithi është sahih).
Mbreti i ditës së Sundimit do të na pyet për jetën tonë, e kemi harxhuar në vepra të mira dhe ibadete, apo e kemi harxhuar në lozje, pakujdesi dhe vepra pa vlerë. Do të na pyes për trupin tonë, a e kemi shfrytëzuar në agjërim, namaz, ulje shikimi, mbrojtje të veshëve dhe gjuhës, ose i kemi shfrytëzuar në përdorimin e çdo gjëje të këndshme. Ky Pyetës, i di fshehtësirat tona, asgjë smundet t’i ikë, as në tokë e as në qiell.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet”. (El-Muxhadele: 7).
Vëlla i nderuar.
Shumë bijë të muslimanëve, në shumicën e vendeve muslimane e festojnë hixhretin e Pejgamberit [alejhis-selam], mirëpo, për fat të keq, pak janë ata që kanë kuptuar urtësitë që i përmban ky hixhret. All-llahu [subhanehu ve teala] i ka qortuar disa shokë të Pejgamberit [alejhis-selam], të cilët qëndronin në Mekë, falnin namaz dhe agjëronin, mirëpo nuk mundnin të bënin asgjë ma tepër se kjo, sepse ishin në pushtetin e kurejshitëve e skishin forcë kundër tyre, e nuk shpërnguleshin në kalanë e Islamit që të jenë ushtarët e tij dhe ku do të shfaqnin simbolet e Islamit në rehati. Me këtë rast All-llahu zbriti këtë ajet: “Engjëjt që ua morën shpirtine atyre që ishin mizorë të vetëvetës ju thanë: “Në çka ishit ju? – Ata thanë: “Ne ishim të paftë në atë tokë!” (engjëjt) ju thanë: “A nuk ishte e gjërë toka e All-llahut e të migronit në të?” (e të praktikonit lirisht fenë e Zotit). Vendi i tyre është Xhehennemi dhe sa vend i keq është ai!”. (En-Nisa: 97).
Urtësia nga hixhreti është se Islami nuk mjaftohet vetëm me namaz e agjërim, por kërkon që të zbatohen të gjitha urdhërat e All-llahu [subhanehu ve teala] dhe urdhërat e Pejgamberit [alejhis-selam], në çeshtjet e tyre individuale por edhe në çeshtjet kolektive, siç thotë All-llahu [tebareke ve teala]:
(íÇ ÃíåÇ ÇáÐíä ÂãäæÇ ÇÏÎáæÇ Ýí ÇáÓáã ßÇÝÉ æ áÇ ÊÊÈÚæÇ ÎØæÇÊ ÇáÔíØÇä Åäå áßã ÚÏæ ãÈíä)
“O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (Përqafoni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik i juaji i hapët”. (El-Bekare: 208).
“Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve”. (el-En’am: 162).
Hixhreti do të mbetet dhe deri në ditën e Kijametit nuk do të mbyllet. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Hixhreti nuk ndalet gjersa nuk ndalet pendimi, kurse pendimi nuk ndalet gjersa të del dielli nga perendimi”. (Ebu Davudi, hadithi është sahih).
Dhe kur e kanë pyetur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: cili është hixhreti më i mirë? Ka thënë: “Hixhreti më i mirë është largimi nga ajo që e ka ndaluar All-llahu”. (Ebu Davud dhe të tjerët, hadithi është sahih).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në haxhxhin lamtumirës ka thënë: “A t’ju tregojë për besimtarin? Atij të cilit i besojnë njerëzit për vetveten dhe pasurinë e tyre. Kurse për muslimanin? Ai, nga dora dhe gjuha e të cilit janë të shpëtuar muslimanët. Kurse për muxhahidin? Ai që e lufton vetveten në respekt ndaj All-llahut. E për muhaxhirin? Ai që largohet nga gabimet dhe mëkatet”. (Ahmedi, hadithi është sahih).
Patjetër të bëjmë hixhret nga lënia e namazit, nga falja e namazit pas kohe, nga mosfalja e namazit me xhemat, nga mosfalja e namazit në saff të parë.
Patjetër duhet të shpërngulemi nga leximi i revistave dhe gazetave të padobishme në leximin e Kur’anit dhe mendimit rreth argumenteve të tija.
Patjetër duhet të shpërngulemi nga dëgjimi i muzikës, nga kënaqja me përgojim në dëgjim të Kur’anit dhe ligjeratave të dobishme.
Doemos duhet të largohemi nga shikimet e ndaluara në revista, tregje e kanale televizive, e të shikojmë në Kur’an, në sunnet të Pejgamberit [alejhis-selam], në jetëpërshkrimin e tij dhe në madhështinë e krijesave të All-llahut.
Doemos duhet të shpërngulemi nga gënjeshtra, përgojimi, fjalët e këqija në përmendje të All-llahut, në lutje dhe përulje.
Patejtër duhet të bëjmë hixhret nga ndejat boshe dhe pa vlerë në ndeja të mësimit dhe ligjeratave të dobishme.
Patjetër duhet të shpërngulemi nga shoqëria e keqe, qofshin ata të afërt ose shokë të shkollës ose punës, njerëz të cilët të largojnë nga rruga e udhëzimit dhe fetarizmit në shokë të mirë, të cilët të udhëzojnë nga e mira dhe të ndihmojnë në këtë rrugë.
Shkurt thënë, duhet larguar nga çdo gjë që e hidhëron All-llahun dhe duke shkuar pas çdo gjëje që e kënaq All-llahun, nga çdo mëkat në çdo ibadet.
Vëlla i dashur.
Fillimi i vitit të ri është shansë për secilin prej nesh që të hapë faqe të re me All-llahun [subhanehu ve teala]. Faqe të bardhë dhe të pastërt. Ku do ti premton All-llahut se do të ecë rrugës së mbarë, rrugës së udhëzimit.
Do ti premton All-llahut se Libri i Tij do të jetë shoqëruesi më i mirë, kurse përmendja e Tij, miku më i mirë, namazi i natës dhe agjërimi i ditës, rruga e tijë, kurse vëllau i mirë, ndihmësi i tij.
Faqe ku i premton All-llahut se do të lë të gjitha mëkatet, të gjitha muzikat e fëlliqura, të cilat e largojnë nga Kur’ani, nga çdo shikim i ndaluar, i cili ia vret zemrën dhe nga çdo shok i keq, i cili e largon nga All-llahu.
Vetëm në këtë mënyrë, e ngjallim përkujtimin e hixhretit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe arrijmë synimet e saja.
Kjo është shpëtimi në të cilin na thërret muezini pes herë në ditë, kur na thërret të qëndrojmë para All-llahut [tebareke ve teala].
All-llahu ynë, vitin e ardhshëm na e bëj më të mirë se vitin e kaluar, duke na dhënë sukses në zbatim të urdhërave dhe lënje të mëkateve.
All-llahu ynë, vitin e ardhshëm na e bë shansë për të na pranuar në karavanin e atyreve që janë kthyer kah Ti.
Paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Shqipëroi: Hoxhë Bekir halimi
Marur nga: www.islamway.com

Must Read