Vlera e kohës dhe rëndësia e sajë
Nëse një njeri mëson vlerën dhe rëndësinë e një gjëje, është i shtrenjtë dhe kujdeset për te, kjo është gjë normale, andaj nëse muslimani kupton vlerën dhe rëndësinë e kohës, sigurisht se do të jetë më i kudesshëm në shfrytëzimin e kohës në gjëra që e afrojnë drejt All-llahut [subhanehu ve teala]. Imam Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] e sqaron këtë të vërtetë duke thënë:
“Koha e njeriut në realitet është ymri i tij i vërtetë, lënda e jetës së tij të përhershme në dhuntitë e vazhdueshme dhe lënda e jetës së rëndë në vuajtje të dhimbshme. Ajo kalon sikurse retë. Ai që e ka kohën për All-llahun dhe e kalon me All-llahun, sigurisht se ajo është heta dhe ymri i tij, përndryshe nuk i llogaritet pjesë e jetës së tij…Nëse i kalon koha në pakujdesi, lozje dhe shpresa të kota, ose vepra më e mirë që e bënë është gjumi dhe dembelia, atëhere vdekja e tij është më e mirë për jetën e tij”.
Ibn Xhevziu [rahimehull-llah] thotë:
“Njeriu duhet të dijë nderin dhe pozitën e kohës së tij dhe nuk duhet të kalojë asnjë çast në vepra që nuk janë adhurim, duke i dhënë përparësi më të mirës e më të mirës, qofshin fjalë ose vepra. Vazhdimisht le të ketë nijet për të bërë mirë, duke mos u lodhur aspak, në vepra që mundet trupi i tij ti realizojë”.
Kur’ani dhe sunneti i kanë dhënë rëndësi të madhe kohës më llojlloj formash dhe mënyrash. All-llahu [subhanehu ve teala] është betuar në te dhe në disa pjesë të sajë në fillimin e disa sureve, siç është dita, nata, mëngjesi, paradita, pasdita, etj.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
{ واللَّيْلِ إِذَا يَغْشى والنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّى }
“Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!”. (El-Lejl: 1-2).
{ وَالْفَجْرِ وَلَيَالٍ عَشْرٍ }
“Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!”. (El-Fexhr: 1-2).
{ وَالضُّحَى وَاللَّيْلِ ..}
“93:1. Pasha paraditën! Pasha natën kur shtrinë errësirën!”. (Ed-Duha: 1-2).
{ وَالْعَصْرِ إِنَّ الإِنْسَانَ لَفِيْ خُسْر} .
“Pasha kohën!Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt”. (El-Asr: 1-2).
Është e ditur se All-llahu nuk betohet në krijesat e Tija, nëse ato nuk kanë vlerë dhe rëndësi të madhe, që tua tërhjek vëmendjen njerëzve nga to dhe tu sqaron dobinë e madhe që sjellin ato.
Kurse Sunneti i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ardhur që të përforcojë vlerën e kohës dhe të konfirmojë se njeriu është përgjegjës për te në Ditën e Kijametit.
Muadh ibn Xhebeli [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nuk do ti lëvizin këmbët birit të ademit në Ditën e Gjykimit derisa nuk pyetet për katër gjëra: për jetën ku e ka harxhuar, për rininë, ku e ka kaluar, për pasurinë, ku e ka fituar dhe ku e ka harxhuar dhe për diturinë, çka ka vepruar me te”. (hadithi është hasen, transmeton Tirmidhiu).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka sqaruar se koha është dhunti prej All-llahut andaj edhe duhet falënderuar ate për këtë dhunti, përndryshe miret dhe tërhiqet. Falënderimi ndaj kësaj dhuntie bëhet duke e shfrytëzuar në vepra të mira, në respekte dhe vepra të mira që mbesin: “Dy dhunti shumica e njerëzve nuk i përfillin: shëndetin dhe kohën e lirë”. (Buhariu).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka nxitur që të shfrytëzohet koha duke thënë: “Sfrytëzoji pes gjëra para pesë të tjerave, mes tyre përmendi edhe: “kohën e lirë para se të angazhohesh”. (hadithi është sahih, transmeton Hakimi).
Një burrë i mirë thotë: “Posedimi i kohës së lirë është dhunti shumë e madhe, nëse besimtari e përbuzë këtë dhunti, duke ia hapur vetvetes derën e epshit dhe i dorëzohet udhëheqjes se tij, pa dyshim se All-llahu ia çrregullon këtë dhunti të zemrës dhe ia largon atë pastërti që e ka ndier në zemër”.
Andaj njeriu i mençur duhet ta mbushë kohën e lirë me vepra të mira, përndryshe dhuntia e kohës boshe bëhet denim për atë njeri. Andaj më herët kanë thënë: “koha boshe për burrat është denim, kurse për gratë lëvizje të epshit”.
Hoxhë Bekir Halimi