“Vrasja e kohës’’
Lartësuar me Madhështi qoftë Ai, në Dorë të të Cilit është Mbisundimi dhe Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë. I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetën, me qëllim që të provojë kush nga ju është më i miri në vepra. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falësi i Madh. (Mulk, 1-2)
Salavati dhe selami i Allahut të Lartësuar qoftë mbi Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të.
Besimi i muslimanit është në trekëndëshin bindje, shqiptim dhe veprim. Kësisoj rilindja e besimit në zemër është çështje e patjetërsueshme dhe e domosdoshme për çdo besimtar. Kjo realizohet duke kryer detyrat obligative, duke riorganizuar jetën në standardet dhe normat e sistemit islam, po ashtu duke harmonizuar kohën gjatë zhvillimeve dinamike.
Përpjekja e çdo besimtari për të rivendosur disiplinë në administrimin e kohës pasqyron mendjemprehtësinë e një njeriu serioz. Kështu duhet të jetë muslimani, i tillë që në asnjë rast të mos injorojë rëndësinë e kohës dhe të veprimit.
Është me rëndësi për të theksojmë këtu, se muslimanët sot nuk i kushtojnë rëndësi kohës. Marrëzisht dhe në mënyrë krejt të padobishme e humbin kohën, duke kaluar orë të tëra para ekranit dhe kjo, për një numër të konsiderueshëm muslimanësh është pothuajse normale. Të marrim një shembull nga përditshmëria jonë:
Dy orë kohë e humbur gjatë ndjekjes së një ndeshje futbolli, një orë e humbur gjatë shikimit të serialit, para dhe mbrapa tyre reklamat afro një orë, pastaj, shfaqja e filmit për gati dy orë. Të gjitha këto deri tani llogariten gjashtë orë duke mos llogaritur dramën, programet zbavitëse dhe humoret.
Pra mbi gjashtë orë në ditë humben kot së koti. Vallë, a nuk është kjo mënyrë e të jetuarit, një e metë që s’e pikasim, por që meriton urrejtjen tonë ?!
Humbja e kohës nga ana jonë, apo sipas terminologjisë së përdorur “vrasja e kohës” është bërë vërtet një lloj arti i keq, “vrasje” e cila realizohet duke hapur mes nesh debate shterpe, të panevojshme, duke grumbulluar pa një synim të qartë informata dhe lajme, në shumicën e rasteve jo të sakta, duke u shërbyer me ngjarje jo vetëm të rëndësishme, por shpesh edhe mjaft të dëmshme, e të tjera, e të tjera.
Për fatin tonë të keq, kjo sëmundje e trashëguar prej “injorancës”, është një dukuri mjaft e dendur edhe ndërmjet fetarëve. Një pjesë e vëllezërve, jo vetëm që nuk janë të kujdesshëm në lidhje me shfrytëzimin e mirë të kohës, por përkundrazi, parapëlqejnë t’i jepen pasivitetit, përjetimit të kotësisë dhe kësisoj, shumë kohë ia falin gjumit të zgjatur, ose limontisë së pushimit afatgjatë. Gjithsesi, ana më e keqe e kësaj dukurie është ajo, kur këta “vrasës të kohës” së vet, përpiqen të bëjnë të njëjtën edhe me kohën e të tjerëve.
Koha është dhunti e çmuar, një dhuratë madhore dhe këtë nuk e kuptojnë vetëm ata të cilët sinqerisht i pranuan, kuptuan dhe praktikojnë, porosit e Allahut të Lartësuar dhe këshillat profetike. Ibën Kajjimi thotë: Kur Allahu ia do të mirën besimtarit e ndihmon atë në veprime. Kështu veprimet e vazhdueshme ripërtërinë energjinë dhe fuqinë e besimit, kurse në anën tjetër largohet lodhja, mërzia, plogështia…
Të parët tanë ishin të përkushtuar në ruajtjen e kohës dhe ishin të pikëlluar, kur një pjesë e saj shkonte pa angazhim. Disa u shprehën duke thënë: O njeri! Ti je ditë, nëse të shkon një ditë, ka shkuar një pjesë e jotja. Të parët tanë ishin të inkurajuar për vepra të mira dhe bënin konkurrence për t’u dalluar në të mira. Ata shpejtonin për të kërkuar falje nga Allahu i Lartësuar dhe ishin adhurues të denjë, gjer në vdekje. Këta ishin më të mirët në besim, më të fortit, më të dashurit dhe më të ngriturit te Allahu Fuqiplotë. Ishin të ngritur te Ai me përulje dhe sexhde, për secilën sexhde që e bënë ndaj Allahut, Allahu i Lartësuar i ngriti me nga një shkallë.
Të nderuar vëllezër!
Të mësojmë nga veprimet e të parëve tanë dhe mos të mashtrohemi, duke i neglizhuar dhuntitë dhe të mirat me të cilat Allahu i Madhëruar na begatoi. Muhamedi paqja dhe bekimi qoftë mbi të thotë: ‘’Në dy begati shumica e njerëzve janë mashtruar, në shëndet dhe kohën e lirë.’’ (Shënon Buhariu)
Bëni kujdes në lidhje detyrat dhe obligimet që keni, mos iu nënshtroni dembelisë dhe papunësisë, filloni të mendoni rreth kësaj çështje dhe veproni menjëherë, pa humbur kohë. Planifikoni sipas kohës, gjithë orarin e obligimeve përgjegjëse për çdo pjesë të ditës dhe natës. Duhet të përpiqeni që patjetër të mësoni një pjesë nga Kurani dhe ta praktikoni atë që mësuat sipas sunnetit të Muhamedit paqja dhe bekimi qoftë mbi të. Është e domosdoshme njohja me akiden e të parëve tanë, siç është po aq e domosdoshme të thërrasësh njerëzit në rrugën e Allahut të Lartësuar.
Po ashtu, përpiquni të dalloni rëndësinë dhe vlerën e udhëzimit të secilit njeri në fenë e Allahut. Mos shpenzoni kohën tuaj vetëm për pamjen tuaj të jashtme, kujdesuni në praktikat tuaja edhe për anën e brendshme të asaj që flisni, si dhe asaj që veproni, sepse njeriu më i mirë është ai që vepron fjalët e vërteta që thotë dhe beson bindshëm në të vërtetën e zbritur nga Allahu dhe në praktikën e të Dërguarit të Tij paqja dhe bekimi qoftë mbi të. Veprat si këto kurrsesi mos i nënçmoni, edhe nëse në pamje të parë iu ngjajnë sikur bëhet fjalë për gjëra të vogla.
Meditoni thellë për mundësitë dhe hapësirat e pamatshme që ofron feja për veprat e secilit njeri, nuk ka dyshim se larmia e veprimeve në fe është shumë më e gjerë sesa kuptimet tona!
Këto janë disa mësime që tregojnë burimin e pashtershëm e fesë së Allahut dhe gjerësinë e përsosjes së Dhuntisë së Tij ndaj gjithë njerëzimit. Pikërisht kjo gjerësi e pamatë e dhuratës së Allahu për njerëzit, na bën të kuptojmë se nuk ka kohë për të humbur, as kohë për lojë dhe as për kotësi e shaka.
Besimtarë i sinqertë është:
– ai i cili i di detyrat dhe përgjegjësit e veta,
– ai i cili ka hartuar strategjinë dhe orarin e veprimit
– ai i cili e synon shpërblimin e Allahut, Xhennetin Firdevs.
Besimtari i vërtetë përjeton një jetë të mirë e të lumtur në këtë botë: “Kushdo që bën punë të mirë, burrë apo grua, duke qenë besimtar (i vërtetë), Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre më të mira që ata i kanë punuar.” (Nahl, 97).
Allahu im! Na jep të mira në këtë botë dhe botën tjetër.
Shkruan: Ulvi Fejzullahu

Autori: Ulvi Fejzullahu
albislam.com