BallinaAKTUALEMjekësia dhe IslamiZemërimi rrit rrezikun e atakut kardiak

Zemërimi rrit rrezikun e atakut kardiak

Zemërimi rrit rrezikun e atakut kardiak

 

Njerëzit me temperament gjaknxehtë kanë më shumë mundësi që të pësojnë një atak kardiak. Zemërimi shpesh i paraprin atakut në zemër dhe mund të jetë shkas për të shkuar deri në këtë fazë, thonë studiuesit amerikanë.

 

Ata identifikuan një periudhë të rrezikshme prej rreth dy orë pas një shpërthimi nervozizmi ose zemërimi, kur njerëzit janë të ekspozuar ndaj një rreziku të lartë për të pësuar infarkt. Por ata thonë se nevojiten më shumë përpjekje për të kuptuar lidhjen dhe të parë nëse strategjitë e luftës ndaj stresit mund të shmangin komplikime të tilla.

Më të ndjeshëm ndaj këtij fenomenin janë njerëzit të cilët bartin faktorë ekzistues të rrezikut, të tillë si ata që kanë shfaqur në të shkuarën probleme të sëmundjeve të zemrës, thonë studiuesit e ‘Harvard School of Public Health’.

 

Në periudhën kohore të dy orëve pas një shpërthimi zemërimi ose nervozizmi rreziku i një ataku në zemër rritet me gati 5-fish, sugjerojnë të dhënat e mbledhura nga 9 studime ku janë përfshirë mijëra njerëz.

 

Dr. Elizabeth Mostofsky, drejtuesja e studimit thotë: ”Edhe pse rreziku i përjetimit të një pasoje akute kardiovaskulare pas një shpërthimi të vetëm të zemërimit është relativisht i ulët, rreziku mund të akumulohet dhe rrjedhimisht të shtohet për njerëzit tek të cilët vihen re episode të shpeshta dhe të përsëritura të zemërimit”.

Nuk është e qartë se çfarë e shkakton këtë efekt. Ai mund të jetë i lidhur me ndryshimet fiziologjike që shkakton zemërimi në trupin tonë, por për të eksploruar më tej këtë fenomen është e nevojshme të vijohet me më shumë hulumtime, thonë studiuesit. (gazeta-Shqip.com)

www.islamifejaevërtetë.com

Must Read