Zemra jote është e thyer… Pse është thyer?
Nga kuptimet e emrit e Allahut EL-XHEBBAR është: Ai i Cili i mbikëqyr trupat dhe zemrat e robërve të Tij. Pra, jeta nën kujdesin hyjnor të garanton shëndet të vazhdueshëm, lumturi të sigurtë, qetësues të dhimbjeve dhe largim të brengave.
Ngase Ai është i Lartësuar, i di detajet e të metat që ndodhen në trupat, zemrat dhe jetët e robërve të Tij. Të metat të cilat lënë shenjë në ballët e tyre, madje edhe në shpirtrat e tyre, mbikëqyrjen e tyre e ka marrë përsipër nën mëshirën e Tij, duke e emërtuar veten EL XHEBBAR, që ta dinë robërit e Tij se Ai ka mundësi t’i mbikëqyr zenrat ashtu që të strehohen tek Ai.
Burimi:
Ali Ibn Xhabir el-Fejf
“Ai është Allahu – Rrugëtimi drejt qiellit të shtatë”