BallinaARTIKUJKëshilla dhe Urtësi10 dobi që përfitohen nga ulja e shikimit (Nga Ibn Kajjimi)

10 dobi që përfitohen nga ulja e shikimit (Nga Ibn Kajjimi)

Prej dobive që përftohen si pasojë e uljes së SHIKIMIT

1- Mbrojtja e zemrës nga dhimbja e cila shkaktohet si pasojë e të dëshiruarit atë që nuk mund ta ketë. Ai i cili nuk e shmang shikimin prej harameve ia ka hapur derën dëshpërimit, e nuk ka gjë më të dëmshme për zemrën sesa përcjellja e shikimit.

2- Ulja e shikimit në zemër ngjall dritë dhe shkëlqim, sa që shenjat e asaj drite shfaqen qartë në sytë, fytyrën dhe gjymtyrët e personit, ndërsa në të kundërt; përcjellja e shikimit shkakton errësirë dhe neveritje, gjë e cila pasqyrohet edhe në fytyrë.

3- Ajo ia mundëson njeriut të jetë i saktë në gjykimin e tij dhe i suksesshëm në vendimet që merr, pasi ky sukses është fryt i dritës të cilën Allahu e vendos në zemrën e robit.

4- Ajo ia hap njeriut rrugët e dijes dhe ia lehtëson përvetësimin e saj.

5- Ajo ngjall në zemër vendosmëri dhe guxim, duke i mundësuar njeriut kthjelltësi dhe vetëkontroll.

6- Kënaqësia, lumturia dhe hareja e cila përftohet si pasojë e uljes së shikimit (duke patur për qëllim shpërblimin) është shumë më e madhe sesa kënaqësia e cila mund të arrihet si pasojë e përcjelljes së shikimit.

7- Ajo e shpëton zemrën prej robërisë së epshit.

8- Ajo ia mbyll njeriut një derë prej dyerve të xhehenemit.

9- Ulja e shikimit e përforcon fuqinë e të menduarit dhe të logjikuarit, ndërsa përcjellja e shikimit nuk lind veçse si pasojë e marrëzisë mendjelehtësisë, dhe moskokëçarjes në lidhje me rezultatet dhe pasojat e hidhura.

10- Ulja e shikimit e shpëton zemrën prej trallisjes së epshit duke ia larguar gjumin e shpërkujdesjes.

Burimi:
Burimijetes.info
Ibnul Kajjimi

Must Read