BallinaAKTUALEFakte dhe Statistika10 fakte mahnitëse rreth Diellit

10 fakte mahnitëse rreth Diellit

 

10 fakte mahnitëse rreth Diellit

 

10. Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18 oC. Për një vjet do të bëhej -73 oC, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240 oC.

9. Dielli po bëhet më i nxehtë, njashtu, duke u bërë 10% më ndriçues për çdo disa miliardë vite. Sipas këtij fakti, në disa miliardë vite, uji do të avullohej nga toka. (?!)

8. Dielli përbëhet nga 72% Hidrogjen dhe 26% Helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në Sistemin tonë Diellor.

7. Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur Sistemin tonë Diellor. Çdo sekondë rreth 700 milion ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

6. Sipërfaqja e diellit është më e ftohtë se atmosfera e Diellit për 6000 oC. Atmosfera mund të arrijë në temperaturën 10.000 oC, ndërsa regjioni i quajtur Korona mund të arrijë në 1 milion oC.

5. Dielli është afro 25.000 vjet dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”. I merr rreth 240 milion vjet dritë për t’u rrotulluar njëherë rreth Qendrës së Galaktikës.

4. Për shkak të ndërtimit të tij nga gazi, regjioni të ndryshme të diellit, rrotullohen me shpejtësi të ndryshme. Rotacioni i Ekuatorit kompletohet për 25 ditë, kurse polet për 36 ditë.

3. Në disa trupa planetar dhe hëna ekziston diçka që quhet “Kulmi i Dritës së Përhershme” ku Dielli asnjëherë nuk perëndon. Kjo për shkak të këndit të boshtit rrotullues, në lidhje me Diellin.

2. Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliard vjet më parë. Në 5 miliard vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

1. 1 Bilion ton dinamit do të duhej të detonoheshin çdo sekondë, për t’u barazuar me Energjinë që Dielli e prodhon.

 

 

Referenca: popsci.com; universetoday.com; bbc.co.uk; space.com; stanford.edu; nationalgeografic.com; nasa.gov.

 

Burimi dhe Përkthimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read