10 KËSHILLA MOTIVUESE QË LEXIMI TË NA BËHET SHPREHI
Veddah el-Hadi
- Largoje botëkuptimin e gabuar që ke pasur për leximin.
- Mëso për dobitë e shumta që përfitojmë individualisht nga leximi.
- Hape shtegun e duhur, duke përzgjedhur libra të lehtë të fushave që t’i ka ëndja.
- Konsultohu me ekspertë për librat që fillimisht duhet lexuar në fushën që interesimi yt për të është më i madh.
- Ndarja e një kohe të caktuar për lexim, qoftë kjo edhe simbolike për fillim, p.sh. 10-20 min.
- Lexo për rrëfimet e të pasionuarve pas leximit sepse kjo ngrit nivelin e motivimit.
- Anëtarësohu në grupe të leximit, qofshin këto grupe fizike apo grupe virtuale.
- Themeloje një librari tërheqëse në ambientin familjar, e cila të lidh me librin, të nxit për lexim dhe vazhdimësi në të.
- Mos harro çdoherë gjatë udhëtimit të marrësh me vete një libër, sepse kjo nxit për ta shfletuar dhe lexuar atë.
- Diskuto me të tjerët në rrjete sociale ose grupe të leximit për librin/librat që ke ose kanë lexuar, sepse kjo na bën të ndiejmë se leximi ynë është i frytshëm dhe produktiv.
Burimi:
sedatislami.com
http://www.denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=16401&pgtyp=66