BallinaPraktikaRamazani10 Këshillat e Ramazanit që po largohet

10 Këshillat e Ramazanit që po largohet

10 Këshillat e Ramazanit që po largohet

Nuk ka dyshim se shkolla e madhe që quhet Ramazan ka shumë mirësi, mësime, mesazhe e këshilla të cilat na i jep gjatë ditëve që ne mësojmë në bankat e saj. E veçanta e tij është se ai pas lë edhe disa këshilla të arta për ata që duan të mësojnë, që t’i marrin si fanar në jetë derisa të kthehet ai.

Disa nga këshillat e Ramazanit janë:

  1. Kush ka adhuruar Ramazanin, ai po shkon, por kush ka adhuruar Allahun përmes Ramazanit, Allahu është i gjallë.
  2. Vepra më e dashur tek Allahu është vepra e vazhdueshme edhe nëse është e paktë. Pas Ramazanit ka edhe shumë vepra të mira me të cilat njeriu fiton xhenetin, prandaj kërkohet vazhdimësi në vepra të mira edhe nëse janë të pakta.
  3. Nevoja e njeriut për Zotin e vet është e pashmangshme, ndaj njeriu duhet të qëndrojë besnik në lidhje me Allahun.
  4. Ramazani kërkon nga ti që ashtu siç u ruajte në Ramazan nga ushqimi, pijet dhe gjërat e ndaluara, të ruhesh edhe pas Ramazanit.
  5. Ramazani është garanci se ti ke mundësi të ndryshosh për mirë çdo herë, nëse vullneti ekziston.
  6. Njerëzit nevojtarë kanë nevojë për ty edhe jashtë Ramazanit. Bëhu bujar me ta edhe pas Ramazanit!
  7. Sjellja, etika ishte ajo që të dalloi në Ramazan. Bëhu i tillë edhe jashtë Ramazanit!
  8. Nëse në Ramazan kishe mundësi të falje 20 rekate në namazin e natës, ti ke mundësi të falesh pesë herë në ditë.
  9. Mos u shndërro në musliman sezonal një herë në javë, një herë në muaj, njëherë në vit!
  10. Mos e thyej besën që i ke dhënë Allahut!

 

Autor: Rashit Zylfiu

Burimi: rashitzylfiu.com

Must Read