BallinaPraktikaFikhuPyetje dhe Përgjigje mbi kompensimin dhe shpagimin e ditëve të pa agjëruara

Pyetje dhe Përgjigje mbi kompensimin dhe shpagimin e ditëve të pa agjëruara

Pyetje dhe Përgjigje mbi kompensimin dhe shpagimin e ditëve të pa agjëruara

1- Kush dhe si duhet t’i kompensojë ditët e pa agjëruara?
Të gjithë ata që nuk agjërojnë ndonjë ditë të Ramazanit dhe për këtë kanë arsye fetare sikurse të sëmurët që pritet të shërohen, udhëtarët, femrat me cikël mujor, gratë shtatzëna etj., duhet t’i numërojnë ditët e pa agjëruara dhe t’i kompensojnë ato më vonë.

2- Si duhet kompensuar ai që e prish agjërimin pa arsye fetare?
Ai që e prish agjërimin duhet:
– Ta kompensojë me agjërim çdo ditë që e ka prishur agjërimin.
– Të pendohet sinqerisht për lënien e agjërimit.

Ai që e prish agjërimin duke bërë kontakt intim gjatë ditës së Ramazanit, kompensimi për të është:
– Të pendohet sinqerisht për këtë vepër të shëmtuar
– Të kompensojë ditën e prishur të agjërimit dhe
– Të bëjë shpagimin: Duke liruar një rob, (Nëse nuk mundet ta lirojë një rob) duke agjëruar dy muaj radhazi pa ndërprerje, (Nëse nuk mundet të agjërojë dy muaj radhazi) duke ushqyer 60 skamnorë me një shujtë që të ngopen.

3- Ç’është shpagimi i agjërimit, si bëhet dhe për kënd vlen?
Shpagimi i agjërimit bëhet për ata persona që janë të amnistuar fetarisht nga agjërimi me amnisti të përhershme si pleqtë (që janë lodhur) apo ata që kanë sëmundje të pashërueshme. Këta njerëz nuk kanë nevojë të agjërojnë por duhet që agjërimin ta shpaguajnë.
Shpagimi për këtë kategori bëhet me një shujtë ushqim (aq sa të ngopet një nevojtar) për çdo ditë të pa agjëruar. Shpagimi mund të bëhet për çdo ditë (një nga një) apo të ftohen në një gosti në fund të muajit dhe të mblidhen
nevojtarët që duhen ushqyer.

Burimi:
Autor: Llokman Hoxha
Titulli: 30 Pyetje rreth agjërimit

Must Read