BallinaTEZKIJEAmbiciet dhe Suksesi10 PËRGËZIME PËR NAMAZIN E SABAHUT ME XHEMAT

10 PËRGËZIME PËR NAMAZIN E SABAHUT ME XHEMAT

10 PËRGËZIME PËR NAMAZIN E SABAHUT ME XHEMAT

Ai i cili i lexon këto përgëzime dhe pas kësaj fle gjatë namazit të sabahut, vetëm se është privuar nga kjo gjë.

Përgëzimi i parë: shkëlqim i plotë në Ditën e Kiametit

Nga Burejdeh el Eslemij transmetohet se Pejgamberi -sal-lAllahu alejhi ue selem- ka thënë:

“Përgëzoji ata që ecin në errësirë për të shkuar në xhami me shkëlqim të plotë Ditën e Kiametit.” Ebu Daudi dhe Et-Tirmidhij dhe e ka saktësuar shejkh Albani.

Përgëzimi i dytë: dy rekatet e sabahut janë më të mira se sa dynjaja dhe çka në të.

Nga Aishja -radijAllahu anha- transmetohet se Pejgamberi -sal-lAllahu alejhi ue selem- ka thënë:

“Dy rekatet e fexhrit janë më të mira sesa dynjaja dhe çka në të.” Muslimi.

Përgëzimi i tretë: mirësitë e shumta për çdo hap që hedh për të shkuar në xhami

Nga Ukbetu bin Amir transmetohet se Pejgamberi -sal-lAllahu alejhi ue selem- ka thënë:

“Kush del nga shtëpia e tij për në xhami i shkruhen atij për çdo hap që hedh dhjetë të mira. Ai që qëndron në xhami duke pritur namazin është si ai që adhuron Allahun dhe shkruhet prej atyre që falen, derisa të kthehet në shtëpinë e tij.” Ahmedi.

Përgëzimi i katërt: për të dëshmojnë engjëjt.

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe lexo Kuran në agim, me të vërtetë leximi i Kuranit në namazin e sabahut është i dëshmuar (nga engjëjt).” El Isra, 78.

Përgëzimi i pestë: shpëtimi nga zjarri

Ka thënë i Dërguari i Allahut –sal-lAllahu alejhi ue selem-

“Nuk e prek zjarri atë që falet para lindjes së Diellit dhe përpara perëndimit të tij.”d.m.th: namazi i sabahut dhe i ikindisë. Muslimi.

Përgëzimi i gjashtë: shikimi i Allahut para hyrjes në Xhenet dhe më pas në Xhenet

Transmetohet nga Xherir bin Abdullah -radijAllahu anhu- se ka thënë:

Ishim tek Pejgamberi -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ndërkohë vështroi Hënën gjatë natës –d.m.th: Hënën e plotë- dhe tha:

“Ju, me të vërtetë do ta shikoni Zotin tuaj ashtu siç shikoni këtë Hënë. Nuk do të shtyheni për ta parë Atë, nëse mundeni që ta falni namazin para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij, atëherë bëjeni.”

Pastaj lexoi: “Dhe lavdëroje me lavdërim Zotin tënd përpara lindjes së Diellit dhe përpara perëndimit të tij.” Ta Ha, 130. Buhariu dhe Muslimi.

Përgëzimi i shtatë: ka shpërblimin sikur je falur gjithë natën

Transmetohet nga Uthman bin Afani -radijAllahu anhu- se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- të thotë:

“Kush e ka falur jacinë me xhemat, është sikur të jetë falur deri në gjysmën e natës dhe kush e ka falur namazin e sabahut me xhemat, është sikur të jetë falur gjithë natën.” Muslimi.

Përgëzimi i tetë: engjëjt bëjnë dua për të.

Transmetohet nga Alij bin Ebij Talib -radijAllahu anhu- se ka ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- të thotë: “Kush e fal sabahun, pastaj qëndron në vendin e faljes, engjëjt bëjnë dua për të. Lutja e tyre për të është: o Allah, fale atë, o Allah mëshiroje atë!” Ahmedi.

Përgëzimi i nëntë: ka shpërblimi e Haxhit dhe të Umres

Transmetohet nga Enes bin Malik -radijAllahu anhu- se i Dërguari i Allahut –sal-lAllahu alejhi ue sel’lem- ka thënë: “Kush e fal sabahun me xhemat, pastaj rri ulur dhe përmend Allahun, derisa të lindë Dielli dhe më pas fal dy rekate, i shkruhet atij si shpërblimi i haxhit dhe umres, i plotë, i plotë, i plotë.” Tirmidhiu, e saktësoi shejkh Albani.

Përgëzimi i dhjetë: është nën mbrojtjen e Allahut dhe ruajtjen e Tij

Transmetohet nga Xhundub bin Abdullah -radijAllahu anhu- se i Dërguari i Allahut –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thënë:

“Kush e fal namazin e sabahut, ai është në mbrojtjen e Allahut dhe Ai nuk kërkon asgjë nga ju për mbrojtjen e Tij.”Muslimi.

Përshtati: Burimijetes.info

Must Read