BallinaARTIKUJKëshilla dhe Urtësi10 shkaqe që na mbrojnë nga shejtani - Ibn Kajjimi

10 shkaqe që na mbrojnë nga shejtani – Ibn Kajjimi

Si të mbrohemi nga Shejtani?

Ibn Kajjimi, رحمه الله thotë se prej shejtanit mund të mbrohemi në dhjetë mënyra:

1 – Duke kërkuar mbrojtje te Allahu.
2 – Leximi i kaptinave Felek dhe Nas
3 – Me leximin e ajetul Kursisë.
4 – Me leximin e sures Bekare.
5 – Me leximin e dy ajeteve të fundit të Bekares.
6 – Me leximin e fillimit të sures El – Muminun deri te fjalët: “Gjithçka i kthehet atij”, bashkë me ajetul Kursi-në.
7 – La Ilahe il – lAllahu vahdehu la sherike lehu, lehul – mulku ve lehul – hamdu ve huve ala kul – li shej’in kadir.
8 – Përmendja e shumtë e Allahut.
9 – Abdesi dhe Namazi.
10 – Përmbajtja nga shikimi i panevojshëm, të folurit, ushqimit dhe përzierjes me njerëzit.

📚Kjo temë gjendet në Librin Beda I’ul – Fevaid ,2.267.

Përgatiti: Udhëzimi i Vërtetë

Must Read