20 thirrje të thjeshta dhe të lehta
O vëlla, o motër! Në këto thirrje ka mirësi të shumta prandaj mos i braktis ato për sa kohë ke mundësi t’i veprosh.
1-O Allah, na ndihmo të të përmendim dhe të kujtojmë TY, dhe mos lejo që djalli të na
pengojë në këtë punë.
2- O Allah, na ndihmo ndaj armiqve tanë në fe dhe në dunja, nga djajtë dhe nga njerëzit.
3- O Allah, hidhërimin tënd hidhe mbi armiqtë tanë e jo mbi ne.
4- O Allah, na udhëzo në punë të mira dhe bëji të qarta mbi ne të metat e nefsit tonë.
5- O Allah, na e bëj të qartë rrugën e drejtë dhe pasimin e argumentit.
6- O Allah, na ndihmo ndaj atyre që na kanë bërë padrejtësi.
7- O Allah, na bëj të të frikësohemi TY haptazi dhe fshehurazi.
8- O Allah, na bëj të falënderojmë TY për çdo dhunti.
9- O Allah, më bëj të të përmend TY pandërprerë…
10- O Allah, na bëj të jemi të nënshtruar ndaj urdhrave të TU.
11- O Allah, na bëj të devotshëm dhe të përulur ndaj teje.
12- O Allah, na bëj të lutemi shumë.
13- O Allah, na bëj prej të penduarve.
14- O Allah, na i bëj lutjet e tona të jenë të pranuara.
15 O Allah, na i shlyej mëkatet tona.
16- O Allah, na forco në varr kur do të pyetemi nga ana e melekëve.
17- O Allah, na bëj që gjuha jonë të thotë vetëm të vërtetën.
18- O Allah, na udhëzo në rrugën e drejtë.
19- O Allah, na i largo nga zemrat tona: zilinë, mashtrimin dhe urrejtjen.
20- O Allah, na ruaj nga morali i keq.
Përshtati: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com