BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiBidati është si kanceri, dhe rreziku i tij është sipas çështjes në...

Bidati është si kanceri, dhe rreziku i tij është sipas çështjes në të cilën shfaqet

Bidati është si kanceri, dhe rreziku i tij është sipas çështjes në të cilën shfaqet.
Si duan të lejojnë përhapjen e këtij bidati në figurën e më të dashurit dhe më të nderuarit të muslimanëve?!
O musliman!
Ti nuk mund të jesh vetëm se me njërën palë ose me tjetrën; pasues i Sunetit të Profetit, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ose kundërshtues i tij.
Zgjidhe vetë pozicionin për të cilin do të japësh llogari.
E vërteta është mbi të gjithë!
Kush punon me atë që është e ligjëruar, ska nevojë për atë që është e ndaluar.
Ai që në zemrën e tij ka dashurinë për Sunetin, nuk ka mundësi që ta lejojë mevludin.
Si mund të lejohet festimi i mevludit me teka, dhe muhabetet të kota?!
Si mund të guxojë dikush të mbështetet në çështjet e fesë se ka thënë filani dhe fisteku, përveçse atyre që shejtani luan me logjikën e tyre?!
Feja e Allahut nuk është tha filani dhe tha fisteku; një mentalitet i tillë është i ndaluar në vetvete në fenë e Allahut.
Si mund të mbështetet dikush që ka sadopak logjikë në gjëra të tilla?!
Kush e don me të vërtetë Profetin, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kurrë nuk mund të lejojë festimin e ditëlindjes së tij.
Kush mburret me katër prijësit e drejtë: Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin, Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të katërt, nuk ka se si të lejojë festimin e mevludit.
Ata, të cilët e festojnë mevludin në botën islame, nuk njihen si pasues të Sunetit, por si pasues të bidatit.
Ata që lejojnë mevludin janë ata që shenjtërojnë dhe adhurojnë varret, u luten të vdekurve dhe kërkojnë ndërmjetësimin e tyre.
Ata që e festojnë mevludin gjithmonë kanë qenë vegla në dorën e armiqve të fesë në prishje të islamit.

Nuk gjejmë asnjë argument nga libri i Allahut, dhe as një hadith të saktë apo të dobët dhe as nuk është transmetuar nga ndonjëri prej sahabëve që të ketë lejuar festimin e ditëlindjes së Profetit Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
As vetë i Dërguari i Allahut, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nuk e ka festuar ditëlindjen e tij, e as ndonjëri nga shokët dhe familja e tij nuk e ka bërë një gjë të tillë gjatë jetës së tij, dhe pas vdekjes së tij.
➖Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, sundoi dy vjet dhe nuk e festoi ditëlindjen e Profetit Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai ishte i sinqeriteti i umetit dhe shok i Profetit gjatë hixhretit!
➖Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, sundoi dhjetë vjet dhe ai nuk e festoi ditëlindjen e Profetit, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem; dhe ai ishte ndarësi i së vërtetës nga e kota, dhe i frymëzuari i umetit!
➖Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, sundoi trembëdhjetë vjet dhe nuk e festoi ditëlindjen e Profetit, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai ishte bashkëshorti i dy dritave, vajzave të Profetit, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe ai që emigroi dy emigrime në fenë e Allahut dhe më i turpshmi i ketij umeti!
➖Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, sundoi katër vjet, dhe nuk e festoi ditëlindjen e Profetit, Sal-lAllahualejhiuesel-lem. Ai ishte djali i xhaxhait të Dërguarit të Allahut, i cili u martua me vajzën e tij Fatimen, zonjën e grave të Xhenetit!
➖Muauijeh Ibnu Ebi Sufjan, Allahu qoftë i kënaqur me të, sundoi disa vite, dhe ai nuk e festoi ditëlindjen e Profetit, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai ishte shkruajtësi i shpalljes dhe mbreti më i mirë në Islami!.
➖Hasani dhe Husejni, Allahu qoftë i kënaqur me ta, nuk e festuan lindjen e gjyshit të tyre, të Dërguarit të Allahut, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ata janë zotërinjtë e rinisë së banorëve të Xhenetit!
➖I Dërguari i Allahut, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, vdiq dhe numri i sahabëve ishte më shumë se njëqind mijë, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë, dhe asnjëri prej tyre nuk e festoi lindjen e tij!
➖Dhe pasuesit e mirë pas tyre, asnjë prej tyre nuk e festoi ditëlindjen e të Dërguarit të Allahut, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
➖Pasuan katër imamët: Ebu Hanife, Maliku, Shafiu dhe Ahmedi, asnjëri prej tyre nuk e festoi lindjen e të Dërguarit të Allahut, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Nëse festimi i ditëlindjes së Profetit Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, do të ishte i lejuar dhe i mirë, patjetër që do të na kishin paraprirë.
Nëse kuptimi i argumenteve të cituara nga ata që e lejojnë festimin e ditëlindjes së Profetit, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, do të ishte i saktë, siç është agjërimi i ditës së hënë e tjerë, shokët e tij dhe dijetarët e hershëm do ti kishin përmendur, dhe se braktisja dhe mos përmendja e tyre tregon se ata janë të dobëta dhe të pavlera.
Ne themi atë që ka thënë imam Maliku, Allahu e mëshiroftë:
“Ajo që nuk ka qenë fe në kohën e të Dërguarit të Allahut, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe e shokëve të tij, sot ajo nuk mund të jetë fe.”

Dihet padyshim se i Dërguari i Allahut, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nuk u shpërngul për në ahiret vetëm pasi Allah i Madhëruar ia plotësoi fenë dhe ia plotësoi mirësinë!
{ٱلْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِى وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلْإِسْلَـٰمَ دِينًۭا}
“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha për ju Islamin fe.” [El-Maide:3]
Profeti Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, tërhoqi vërejtjen nga bidatet në fenë e Allahut, dhe nga bërja e asaj që nuk e bënë as ai dhe as shokët e tij.
Profeti, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
“Kushdo që shpik në këtë çështjen tonë, diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.!”
Dhe dijeni, Allahu ju mëshiroftë!, se të tre shekujt e artë dhe të favorizuar nuk njihnin asgjë të quajtur festimi i ditëlindjes së Profetit.
Profeti, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, thotë në hadithin saktë:
“Njerëzit më të mirë janë brezi im, pastaj ata që i pasojnë, pastaj ata që i pasojnë”.
A nuk na mjafton ne ajo që u mjaftoi atyre, apo ne duam të bëjmë diçka të mirë që ata se kanë bërë?!
Kështu që është bërë mëse e qartë se ata që festojnë ditëlindjen e Profetit, Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nuk kanë asnjë argument të vetëm, as nga Kurani, as nga Suneti, dhe as nga konsensusi i dijetarëve (Ixhma), as nga veprimet e ndonjërit prej sahabëve. Përkundrazi, gjithçka që kanë ata që e lejojnë festimin e ditëlindjes së Profetit Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, janë thëniet e disa dijetarëve të cilët kanë gabuar, dhe këta i imitojnë në gabimet e tyre.

Hoxhë Hariz Allkoçi

Must Read