BallinaPraktikaFikhu22 Rregulla që duhet t'i dijmë për agjërimni e Ramazanit

22 Rregulla që duhet t’i dijmë për agjërimni e Ramazanit

22 Rregulla që duhet t’i dijmë për agjërimni e Ramazanit

I falënderuar qoftë All-llahu Zoti ynë që na veçoi me shumë dhunti dhe begati, paqja dhe mëshira qofshin për krijesën më të dashur Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Në këtë shkrim të shkurtër do të mundohemi që në mënyrë të qartë dhe koncize të cekim disa rregulla të rëndësishme për muajin e Ramazanit dhe agjërimin në të. Shpresojm se lexuesi do të gjen disa prej përgjigjeve që deri tani kanë qenë dilemë për të. Al-llahu është dhuresi i suksesit

1. Agjerimi i muajit të Ramazanit është një prej kushteve të Islamit dhe për këtë egziston konsenzus i tërë Ummetit Islam.

2. Me hyrjen e muajit të Ramazanit (muaji i nëntë i kalendarit hixhrij), gjë e cila vërtetohet më pamjen e hënës së re, obligohet me agjërim çdo musliman, i moshëritur, mentalisht i shëndosh, që gjindet në vëndin e tij (nuk është udhëtar) dhe nuk ka pengesa që pengojnë agjërimin etij.

3. Nuk lejohet agjërimi i ditës së dyshimit (jeumush-shekk) e cila është dita 30 e muajit Sha’ban. I Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-leme thotë: “Mos agjëroni para Ramazanit një apo dy ditë” Muttefekun alejhi.

4. Agjërimi është abstenim prej gjërave që konsiderohen prishës së agjërimit (do t’i cekim më posht) prej agimit deri në perendim të diellit me qëllim të adhurimit.

5. Nëse një mosbesimtar pranon Islamin gjatë ditës së agjërimit obligohet me apstinim deri në perëndim të diellit dhe nuk obligohet me kompensim të agjerimit të asaj që ka kaluar duke e përfshirë edhe ditën në të cilën e ka pranuar Islamin.

6. Mustehab është që fëmijtë në mënyrë graduale të mësohen të agjërojnë muajin e Ramazanit duke mos i obliguar.

7. Nëse njeriu humbë vetëdijën gjatë ditës së Ramazanit dhe kjo nuk zgjatë tërë ditën agjërimi i tij nuk prishet por nëse nuk i kthehet vetëdija tërë ditën nuk konsiderohet se ka agjëruar këtë ditë.

8. Nëse agjërimi keqëson sëmundjen e të sëmurit nuk i lejohet agjërimi dhe është i obliguar që të prish atë.

9. Nëse agjërimi është i vështirë për të sëmurin atij i preferohet që të mos agjëron.

10. Nëse agjërimi keqëson sëmundjen e të sëmurit i cili vuan prej sëmundjes pashëruese njeriu në fjalë nuk duhet të agjëron dhe duhet të ushqej një të varfur për çdo ditë që se ka agjëruar.

11. I çmenduri nuk duhet të agjëron as që duhet të shpaguaj (me dhënë fidje) ditet që si ka agjëruar.

12. Gruaja me mensturacione dhe ajo në fazën e lehonisë nuk lejohet agjërimi i tyre. Ditët që nuk i ka agjëruar duhen të kompenzohen.

13. Nëse gjakëderdhja e tyre ndërprehet gjatë natës dhe del agimi para se të pastrohen me larje obligohet me agjërim dhe agjërimi i tyre është i saktë.

14. Nëse njeriu bëhet xhunub gjatë natës dhe zgjohet pasi që ka dal agimi kjo nuk e dëmton agjërimin e tij.

15. Udhëtarit i lejohet mosagjërimi gjatë udhtimit edhe nëse nuk ka vështirësi në të.

16. Nëse gruaja shtatëzane apo ajo që i jep gji fëmisë friket për shëndetin e saj apo për shëndetin e fëmisë i lejohet që të mos agjëron. Këto dite ajo duhet t’i kompenzon

17. Bërja e nijjetit për agjërim natën (para se të del agimi) është vaxhib.

18. Një nijjet mjafton për tërë muajin nëse nuk ndërpritet dhe ky është mendimi i Imam Malikut dhe këtë mendim e ka zgjedhur Shejhul Islam Ibën Tejmijje.

19. Nëse agjëruesi han, pin ose bën marrëdhënie me gruan e tij me harrese, agjërimi i tij është në rregull.

19. Atij të cilit sheriati i lejon që të mos agjëron i lejohet ngrënia dhe pirrja tërë ditën.

20. Atij të cilit sheriati nuk i lejon që të prish agjërimin e ai e prish qëllimisht obligohet me apstinim deri në fund të ditës.

21. Ai cili me zemrën e tij nuk ka bërë nijjet për agjërim farz nuk konsiderohet si agjërues edhe nëse apstinon prej ushqimit dhe marrëdhënieve seksuale deri në fund të ditës.

22. Gjërat që prishin agjërimin janë:

• Marrëdhëniet seksuale. Ai që qëllimisht bën marrëdhënie me gruan e tij gjatë ditës së agjërimit duhet të:

Pendohet sepse ka bërë mëkat, të kompenzon atë ditë dhe të liron një rob musliman apo të agjëron dy muaj me rradhë si kefaret. Gjatë këtyre dy muajve nuk i lejohen ndërprerja e agjërimit përpos me arsye siç janë ditet e Bajramit, sëmundje apo udhëtim (nga ky rregull del udhëtimi i cili bëhet me qëllim të mosagjërimit). Nëse pa arësye nuk agjëron ndonjë ditë obligohet me agjërim prej fillimit. Nëse nuk mund të agjëron 60 ditë pa ndërprerje obligohet me ushqim të 60 të varfur.

• Ngrënia dhe pirja. Në këtë rast do t’i përmendim edhe injeksinet ushqyese që e prishin agjërimin (infuzionet). Barërat që jepen me injeksione intramuskulare nuk e prishin agjërimin. Transfuzionet e gjakut e prishin agjërimin. Injeksionet e insulinit nuk e prishin agjërimin.

• Ejakulimi i cili bëhet si rezultat i onanimit, prekjes apo shikimit të femrës. Nëse kjo ndodhë gjatë gjumit nuk e prish agjërimin.

• Paraqitja e gjakut të menstruacioneve apo lehonisë.

• Vjellja e shkatuar nga vetë personi. Nese vjell pa e shkatuar vet personi nuk prishet agjërimi.

Këto gjëra përpos menstruacioneve dhe lehonise prishin agjërimin nëse bëhen me dije, qëllimisht dhe pa presion (që rezikon jetën). Nëse personi është injorantë dhe e bën pa vetëdijë apo me presion nuk konsiderohet se ka prishur agjërimin.

Në fund ju përkujtojmë çështjen e nijjetit dhe vetëdijës që kjo vepër të jetë thjesht për All-llahun sepse pa të asnjë vepër nuk është e pranuar e as që do të shpërblehet. Gjithashtu mundohuni që këtë muaj të bekuar ta zbukuroni me adhurime të shumta në mesin e të cilëve do të zgjedhim: namazi në përgjithësi dhe namazi i natës i njohur is Teravi namaz në veçanti, leximi i Kur’anit dhe të menduarit për të, lëmosha, këshillimi në punë të mira, morali i mirë, vizita për hir të All-llahut, rujatja e lidhjeve farefisnore…

All-llahun e lusim që të pranon adhurimet tona dhe të na shpërblen me Xhennetul Firdeus (grada me e lartë e xhennetit) duke e bërë këtë muaj dhe agjërimin në te ndërmjetësues për neve. Amin

Përpiloi: Talha Kurtishi,

albislami.com

Must Read