BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeMËSIMET DHE POROSITË NGA BETEJA E BEDRIT

MËSIMET DHE POROSITË NGA BETEJA E BEDRIT

MËSIMET DHE POROSITË NGA BETEJA E BEDRIT

Kjo ngjarje nuk do të ishte posaçërisht me rëndësi nëse përmendet vetëm si një fakt historik, nëse në këtë ngjarje historike apo në ndonjë ngjarje tjetër, nuk zbulojmë porosinë dhe nëse nuk marrim mësim e cila del prej asaj.
Qëllimi ynë këtu nuk është që të shprehim kronologjinë e ngjarjeve të kësaj lufte në detaje, por të theksojmë mësimet kryesore të cilat mund t’i zbulojmë pas një analize të thuktë të kësaj lufte, në dobi të muslimanëve dhe të islamit. Pra, kemi vërejtur se:
1. Lufta në Bedër ka ngjarë si pasojë e urrejtjes patologjike ndaj islamit dhe ndaj muslimanëve, pra ndaj idesë së kundërt.
2. Mushrikët dhe hebrenjtë kanë dashur që Medinen ta pastrojnë nga muslimanët.
3. Shkaku i sulmeve dhe armiqësive të tyre ka qenë feja dhe vetëm feja! All-llahu xh.sh. këtë qartë e tregon në Kur’anin e Ndershëm: “E nuk patën pse t’i urrejnë, përveç që e besuan All- llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,” 18
4. Muslimanët ishin shumë dobët të armatosur! Sot a nuk janë?!
5. Makineria propagandistike e idhujtarëve ka qenë shumë e fuqishme. Makineria e sotme propagandistike e perëndimit, me infiltrim të haptë të lajmeve për islamin dhe me falsifikimin e qartë, posaçërisht të lajmeve për muxhahidët, është shumë më e fuqishme dhe më perfide!
6. Në atë betejë, kanë qenë dy qasje të kundërta taktike. Deri sa mushrikët para betejës, për tre ditë me radhë kanë pirë verë dhe kanë dëgjuar këngëtaret, muslimanët në anën tjetër kanë kaluar kohën në namaz, në dua dhe lutje që sa më frikë të thithin aromën e Xhennetit!
7. Vendosmëria e të gjithë luftëtarëve në luftë. Muhammedi (alejhi selatu ue selam) të gjithë i pyet dhe kërkon pajtimin e tyre. E pas kësaj mund të pritet vendosmëria dhe itorja!
8. Brenga e sahabëve për jetën e Muhammedit (alejhi selatu ue selam), qartazi është hprehur në ndërtimin e një vend fshehjeje për të. Kjo ka qenë fryt i dëshirës së tyre që misioni dhe beteja të kenë sukses, sepse jeta e udhëheqësit, do të thotë jeta e misionit, ndërsa vdekja e tij humbje e betejës.
9. All-llahu është aleati i robërve të sinqertë. Kjo qartë u pa në këtë luftë. All-llahu thotë: “ All-llahu largon dëmet e idhujtarëve ndaj atyre që besuan.” 19
10. Në natyrën e daiut/misionarit të vërtetë është të ketë kujdes edhe për armiqtë e tij dhe të përdorë gjithçka që t’i afrojë ata drejt të vërtetës. Veprimi i tij me robërit e luftës në Bedër qartë tregon në këtë!
12. Institucioni i shurasë/këshillit konsultativ dhe marrëveshja me të gjithë anëtarët në këtë luftë vjen parasysh, sipas fjalëve të All-llahut: “… e konsultohu me ta në të gjitha çështjet.” 20
13. Trimërinë të cilën daiu dhe komandanti e tregon gjatë luftës, te bashkëluftëtarët dhe pasuesit e tij e nxitë shumë shpirtin luftarak dhe vendosmërinë të cilën nuk mund ta nxisin as mijëra fjalime politike!
14. Përdorimi i vëzhgimit gjithashtu është shkak i fitores. Para kësaj lufte, kanë vëzhguar Muhammedi (alejhi selatu ue selam) dhe Ebu Bekri (radijallahu anhu)
15. Vendosmëria e përdorimit të taktikës dhe mashtrimeve luftarake. Në të vërtetë, muslimanët kanë mbuluar puset me qëllim që t’i mashtrojnë kundërshtarët.
16. Për suksesin përfundimtar nuk duhet vetëm përgatitja fizike, numri i luftëtarëve dhe mbështetja materiale. Përveç këtyre, si faktor i pandashëm janë edhe namazi, duaja dhe lutja drejtuar Atij i cili jep ndihmën dhe fitoren. Muhammedi (alejhi selatu ue selam) përveç vendosmërisë së fuqishme që të ballafaqohet me armikun, në vendin Urejsh, një natë para betejës, është falur gjatë kohë dhe i është lutur All-llahut xh.sh. për sukses. Ai e ka ditur se fitorja vjen vetëm prej All-llahut, ndërsa Atij më së shumti i afrohet me ubudijjet/ ibadet.
17. Pas të gjitha këtyre parakushteve të cilat janë të nevojshme për të merituar ndihmën e All- llahut, ajo edhe do të vijë. Në atë luftë kanë ndihmuar edhe melaiket, të cilët para se muslimani të qëllonte armikun në qafë, kishin hequr kokën e armikut. Se pse muslimanët në betejat e tyre nuk kanë këtë lloj të ndihmës sot, shkaqet duhet kërkuar në mosplotësimin e kushteve për dërgimin e ndihmës së All-llahut.
18. Kjo betejë gjithashtu ka vërtetuar jetën e berzahut (varrit) dhe dënimin dhe sprovat e varrit. Këtë e shohim nga reagimi i Omer ibn Hattabit (radijallahu anhu) kur pasi që Muhamedi (alejhi selatu ue selam) i thërriste idhujtarët e mbytur.
19. Ashtu siç ishte beteja e Bedrit për muslimanët një sprovë e madhe, në të njëjtën kohë, kishte sjellë papritur edhe plaçkë të madhe të luftës dhe pasurim material.
20. Muhamedi (alejhi selatu ue selam) ka treguar ixhtihadin e tij me rastin e të zënëve rob në këtë luftë. Mirëpo, ixhtihadi i tij që të zënit rob t’i lirojë e jo t’i vrasë (për të cilën është munduar Omeri (radijallahu anhu) ) nuk ka dëmtuar pagabueshmërinë (ismet) e tij, flet për tolerancën e tij, pranimin e mendimit dhe të kuptuarit e luftëtarit dhe largon çdo lloj të moskujdesit të udhëheqësit.

18 Kuran: Buruxh, 8
19 Kur’ani: Haxhxh, 38
20 Kur’ani: Ali Imran, 159.

Burimi: RAMAZANI DHE NAMAZI ITERAVIVE NË DRITËN E MEDHHEBIT HANEFI
Doc. Dr. Shefik Kurdiq
Botuar nga: SHB SIRA

Must Read