3 lumenjtë e shpëtimit
“Për mëkatarët janë 3 lumenj të mëdhenj me të cilët ata pastrojnë vetet e tyre në këtë botë, dhe nëse këta nuk u mjaftojnë për pastrimin e tyre, atëherë, ata do të pastrohen në lumin e Zjarrit të Xhehennemit në Ditën e Gjykimit:
1. një lum i pendimit të sinqertë,
2. një lum i veprave të mira i cili i shuan mëkatet që e rrethojnë.
3. një lum i fatkeqësive të mëdha (të cilat e godasin mëkatarin) që ia shlyejnë (mëkatet e tij).
Prandaj, kur Allahu ia dëshiron të mirën robit të Tij, Ai e fut në njërin nga këta lumenj, ashtu që, ai të vie i pastruar dhe i spastruar në Ditën e Gjykimit, duke mos pasur nevojë për pastrimin e katërt.
Sa i përket pastrimit të katër: është lumi i Zjarrit të Xhehennemit në Ditën e Gjykimit.
Andaj, noto në lumin e pendimit dhe të kryerjes së veprave të mira, dhe bën durim në lumin e fatkeqësive. Dhe, mos i neglizho këto përpara se të vie dita kur ti mund të përmbytesh në Zjarrin e Xhehennemit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.”
Referenca: “Medarixhul-Salikin,” 1/312, nga Imam Ibnul-Kajjim el-Xheuzijjeh
Burimi: www.islamifejaevertete.com