PËR MUZIKËN

Abdullah ibn Mesudi, Allahu i Madhëruar e mëshiroftë, ka thënë:
“Muzika e mbjellë nifakun-hipokrizinë në zemër.”
El Mervezij, “Ta’dhim kadris salah”, 680.

Shejhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu i Madhëruar e mëshiroftë, ka thënë:

“Dëgjimi i këngëve e forcon (ndikimin) e sihrit-magjisë dhe prekjen nga xhinët.”
Ibn Tejmije,”Mexhmu’ul fetava”, 11/259.

Imam Ibnul Kajjim, Allahu i Madhëruar e mëshiroftë, ka thënë:
“Muzika e prish zemrën dhe nëse zemra prishet, hipokrizia shtohet në të.”
“Igathetul lehfan”, f.251

Imam Albani Allahu e pastë mëshiru, ka thënë:

“Kam frikë se gjendja do të bëhet edhe më keq, njerëzit do ta harrojnë vendimin për muzikën, ashtu që nëse dikush do të flet në sqarimin e saj, do të kundërshtohet dhe do të akuzohet për ekstremizëm dhe prapambeturi!”
“Tahrim alatit tareb”, 16.

Kjo vlenë jo vetëm për këngët, por edhe për ilahitë që bëhen me instrumente muzikore, apo edhe zërat në prapavi të ilahive që përfitohen nga instrumentet muzikore si “sinti.”

Allahu na ruajtë nga gjërat e ndaluara dhe ato që na mbjellin hipokrizi në zemrat tona.

Hoxhë Irfan Salihu

Must Read