BallinaPraktikaRamazani6 veçori madhështore të muajit Ramazan!

6 veçori madhështore të muajit Ramazan!

6 veçori madhështore të muajit Ramazan!

1- Agjërimi gjatë muajit ramazan, është një ndër pesë shtyllat bazë të islamit. Profeti (alejhi selatu ue selam) thotë: “Islami ngrihet mbi pesë shtylla: Deklarimi se askush dhe asgjë nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe se Muhamedi (alejhi selatu ue selam) është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e haxhit dhe agjërimi i muajit Ramazan.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

2- Ramazani është muaji në të cilin ka zbritur kurani. Allahu i Madhëruar thotë: “Në muajin e Ramazanit ka zbritur Kurani, i cili është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i saj nga rruga e shtrembër, prandaj, cilido që e arrin këtë muaj, le ta agjërojë atë.” (Kuran, El Bekare 185).

3- Në muajin e ramazanit hapen portat e xhenetit, mbyllen portat e zjarrit dhe prangosen djajtë. Profeti (alejhi selatu ue selam) ka thënë: “Natën e parë të Ramazanit prangosen djajtë dhe xhinët më agresorë, mbyllen portat e Zjarrit duke mos mbetur e hapur asnjë portë e tij, hapen portat e Xhenetit duke mos mbetur e mbyllur asnjë portë e tij, dhe thërret një thirrës: ‘O ti që e do të mirën, afrohu! O ti që e do të keqen, frenohu!’ Allahu liron njerëz nga zjarri çdo natë të Ramazanit”. (Transmeton Tirmidhiu, dhe e ka saktësuar Albani)

4- Në këtë muaj gjendet nata e kadrit, e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj.
Ebu Hurejra tregon se Profeti (alejhi selatu ue selam) ka thënë: “U ka ardhur Ramazani, muaji i begatë. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në të hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe lidhen në pranga djajtë më agresorë. Allahu në këtë muaj ka bërë një natë, e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë”. (E transmeton Nesaiu. Hadithi është Sahih).

5- Agjërimi i ramazanit bëhet shkak për faljen e gjynaheve të kaluara. Profeti (alejhi selatu ue selam) ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke shpresuar shpërblimin, do t`i falen mëkatet që i ka bërë më herët.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

6- Në këtë muaj pranohen lutjet dhe lirohen njerëz nga zjarri. Profeti (alejhi selatu ue selam) ka thënë: “Allahu për çdo ditë dhe natë (të Ramazanit) liron njerëz nga zjarri dhe çdonjëri prej tyre e ka një lutje të pranuar”. (E transmeton Ahmedi. Hadithi është Sahih).

Autor:     Udha e besimtarëve
Titulli:     Flladi i ramazanit 2017
Formati:  3.5 x 5.5
Faqe:      48
Botues:   Udha e besimtarëve
Viti:        2017
Vendi:     Tiranë, Shqipëri

Must Read