BallinaAKTUALEMjekësia dhe Islami7 shkaktarë të papritur të migrenës

7 shkaktarë të papritur të migrenës

 

7 shkaktarë të papritur të migrenës 

Të identifikosh se çfarë e tërheq një migrenë është një hap i rëndësishëm për të parandaluar sulmet e ardhshme. Akoma, çfarë tërheq migrenën ndryshon nga një person tek tjetri. Këtu po paraqesim disa nga shkaktarët të cilët mund t’i keni neglizhuar?!

1. Moti

Moti mund të jetë një faktor i madh tërheqës për ata të cilët vuajnë nga migrena. Uljet në shtypjen barometrike, temperaturat e larta, dhe lagështia e lartë e ajrit janë fajtorët më të shpeshtë. Shumë pacientë do të kuptojnë shprehitë, dhe përderisa nuk mund të ndryshosh motin, së paku mund të planifikosh si duhet!

2. Është fundjavë

Disa te sëmurë me migrenë raportojnë kokëdhimbje të shpeshta ose te rregullta në fundjavë dhe gjatë festave. Kjo mund të ndodhë për shkak se ju gjatë javës, jeni nën një stres shumë të madh! Në fundjavë ose gjate festave, kur ju e lironi këtë stres, përgjigja e trupit tuaj ndaj kësaj mund të jetë për të marrë një dhimbje koke. Kjo është e njohur si një “kokëdhembje zhgënjyese”. Ekziston një teori ku sipas disa ekspertëve dhimbja e kokës ne fundjavë mund të jetë për shkak të ndryshimeve në dietë, ose ndryshimeve në shprehitë e të fjeturit.

3. Gjumi i tepërt

Shumë te sëmurë me kokëdhimbje gjate pushimeve apo në ditët e tyre jashtë punës, ndjenjë kokë-dhimbje. Gjumi i tepërt mund t` ju shkaktoje dhimbje koke. Të sëmuret me migrenë kronike duhet të bëjnë një orar të rregullt te gjumit, madje edhe në fundjavë.

4. Tërheqja nga Kafeina

Sipas studimeve, për njerëzit të cilët janë të prirur për të pasur kokëdhimbje, ajo mund të marrë aq pak sa edhe dy filxhanë e gjysmë kafe në ditë për të përkeqësuar dhimbjet e kokës. Dhimbja e kokës ndodh disa orë pas konsumit te kafeinës dhe kjo është për shkak të tërheqjes nga kafeina. Konsumimi i kafeinës një orë më vonë se sa kur normalisht e pini atë, është gjithashtu një tjetër fajtor i kokëdhimbjes.

5. Mungesa e magnezit

Stresi emocional dhe ai fizik së bashku mund të shkaktojnë shterim te magnezit. Humbja e magnezit nga ana tjetër mund të shkaktojë dhimbje koke. Suplementet me magnez janë në dispozicion në formë orale dhe atë të injektueshme. Injeksionet me magnez u jepen njerëzve që nuk e tolerojnë magnezin me gojë apo që kanë probleme me përthithjen e magnezit. Bisedoni me mjekun tuaj rreth testimit te nivelit te magnezit dhe nëse ky suplement është i dobishëm për ju.

6. Ndjeshmëria në gluten

Disa njerëz janë të ndjeshëm në gluten[proteinë e përbërë e cila gjendet tek prodhimet e grurit, thekrës dhe elbit]. Ju mund të jeni të ndjeshëm në gluten pa pasur në të vërtetë sëmundje celiake, e cila është një formë e rëndë e intolerancës në gluten. Mënyra me thjeshtë për të parë nëse ju jeni të ndjeshëm në gluten është që për dy javë të mos i konsumoni prodhimet me gluten. Në qoftë se ju ndiheni më mirë, atëherë kjo është përgjigjja juaj! Për dy javë provë pa-gluten për të funksionuar, ju duhet që të shmangni të gjithë glutenin, sepse edhe një sasi shumë e vogël e glutenit mund të shkaktojë një dhimbje koke.

7. Hypoglikemia reaktive

Sasitë e tepërta të karbohidrateve të thjeshta, sikurse sheqeri i bardhë dhe brumërat, mund të shkaktojë kokëdhimbje migrenoze. Kur ju hani karbohidrate të thjeshta, sheqeri juaj rritet në gjak. Pastaj, trupi juaj prodhon insulinë shtesë për të zbërthyer sheqerin, mirëpo insulina nga ana tjetër bën që niveli i sheqerit në gjak të bjerë në mënyrë dramatike. Kjo ngritje dhe ulje në sheqerin e gjakut mund të çojë në kokëdhembje.

Përktheu dhe pershtati stafi i shoqatës,,Etika”

www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read