BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaMrekullia e ndryshimit të natës dhe të ditës

Mrekullia e ndryshimit të natës dhe të ditës

 

Mrekullia e ndryshimit të natës dhe të ditës

Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, pra, në të gjitha këto, sigurisht që ka shenja për njerëzit me intelekt” {El-Bekare: 164}

“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendarët” {Al-lmran: 190}.

“Vërtet, në ndërrimin e natës me ditën dhe në atë që ka krijuar Allahu në qiej dhe në Tokë, ka shenja për njerëzit që i frikësohen Allahut“{Junus: 6}.

“Është Ai që jep jetë dhe vdekje dhe Atij i përket ndërrimi i ditës dhe i natës. Vallë, a nuk kuptoni? {El- Muminunë: 80″.

“Edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, edhe në ujin që Allahu e zbret nga qielli,duke gjallëruar nëpërmjet tij tokën e shkretuar, edhe në ndërrimin e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë” {El-Xhathije: 5}

Dukuria e ndryshimit të natës dhe të ditës është prej mirësive të Bamirësit Absolut që duhet medituar në të. Ajo është një mrekulli hyjnore, ku vetëm në ditët tona shkencëtarët kanë mundur të zbulojnë sekretet e kësaj dukurie. Dukuria e natës dhe e ditës në të cilën njeriu e përjeton përditë sipër kësaj toke, është një nga të vërtetat në këtë univers, të cilën kurani e përmend si shenjë, vërteton se kurani është mrekullia e përjetshme për njerëzimin që dëshmon për vërtetësinë e shpalljes dhe të profecisë së pejgamberit Muhamed alejhi selam dhe për mesazhin për gjithë botërat.
Nëse do të meditojmë këto ajete, do të gjejmë një lidhje ndërmjet ndryshimit të natës dhe të ditës dhe qiejve dhe të Tokës ku përmendet në katër ajete. Allahu i drejtohet njerëzve që mendojnë dhe shkencëtarëve që të meditojnë në këto ajete dhe do të gjejnë në to Madhështinë e Krijuesit, dhe se ky univers padyshim që e ka një Rregullator dhe një ligj që e udhëheq.
Toka rrotullohet rreth vetes, rreth diellit dhe, vetë sistemi Diellor është në lëvizje të vazhdueshme. Toka rrotullohet rreth boshtit të saj me një shpejtësi 1600 km në orë, që është e barabartë me 38400 km në 24 orë. Me këtë shpejtësi, Toka plotëson rrotullimin e plotë të saj për 24 orë. Rrotullimi i Tokës me këtë shpejtësi është në kulmin e preçizionit në të cilën e krijoi Allahu. Rrotullimi i Diellit ndryshon nga rrotullimi i Tokës. Gjithashtu do të përmendim disa ajete që tregojnë se Toka është e rrumbullakët dhe se ajo rrotullohet rreth boshtit të saj, ku si rrjedhojë pason nata dhe dita.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ai me errësirën e natës e mbulon ditën” El-Earaf: 54}.

“Ai ka bërë që nata ta mbulojë ditën” {Er-Rad: 3}.

“Ai e bën natën të kalojë në ditë dhe ditën në natë” {Ez- Zumer: 5}.

“A nuk e shihni se Allahu e kthen natën në ditë dhe ditën në natë, se e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën e secili lëviz për një kohë të caktuar dhe se Allahu e din mirë çfarë punoni ju?! {Lukman: 29}.

“Një shenjë tjetër për ata është nata, prej së cilës Ne e tërheqim ditën dhe ata atëherë ata mbeten në errësirë” {Jasin: 3

Për natën që mbulon (me terr), për ditën që agon” {El-Lejl: 1-2}.

“Natën jua kemi bërë mbulesë, ndërsa ditën e kemi caktuar përtë punuar” {En-Nebe’: 10-11}.

“Ai jua krijoi natën për të pushuar në të, kurse ditën për të parë dhe këtu, vërtet, ka shenja (argumente) për njerëzit që ua vënë veshin”{Junus: 67}.

Pjerrësia e boshtit të Tokës anon 23.5 gradë, dhe ky anim është shkaku i ndryshimit të kohës së natës dhe kohës së ditës, ku si rrjedhojë përftohen katër stinët e vitit.
Të gjithë planetet në sistemin diellor afërsisht lëvizin me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht se çdo planet ka shpejtësinë e tij rreth diellit ku ndryshon nga planeti tjetër. Gjithashtu planetet në lëvizjen e tyre në lidhje me yjet e tjerë për shkak të fqinjësisë së tyre lundrojnë rreth e qark “Rrugës së Qumështit”. Përmendja e natës dhe e ditës ka ardhur 21 herë në ajetet e kuranit. Allahu e bëri natën të errët për gjumë dhe qetësi për njeriun dhe kafshët si mëshirë nga Ai, dhe e bëri ditën të ndritshme për të punuar e kërkuar rrizkun, si dhe për të ditur orët e ditës dhe numëruar vitet.
Dita është shumë e rëndësishme edhe për bimët e cila është fshehur në dritën e diellit nëpërmjet temperaturës dhe rrezeve të cilat Allahu i nënshtroi për vazhdimësinë e jetës në rruzullin tonë tokësor. Proçesi i fotosintezës që ndodh tek bima ka veçori jetësore për të prodhuar ushqimin. Ndërsa rëndësia e natës për vazhdimin e jetës mbi sipërfaqen e tokës. shkencëtarët e ndajnë reaksionin (proçesin) e fotosintezës e cila ndodh vetëm nëpërmjet dritës së ditës dhe reaksionin e natës që ndodh vetëm natën. Në ndryshimin e natës
dhe të ditës, e gjatë apo e shkurtër qoftë, në dritë apo errësirë, qoftë e ngrohtë apo e ftohtë, nga ndikuesit për vazhdimësinë e jetës mbi tokë tek bimët me lule e petale. Nëse nuk formohen lulet nuk formohen as frutet dhe as kokrrat, dhe këto lule nuk formohen tek bimët nëse nuk formohet në fillim lënda kimike e domosdoshme që çon në procesin e lulëzimit, dhe kjo lëndë është hormoni lowaring. Kjo lëndë formohet vetëm kur ndodh ndryshimi i natës dhe i ditës, dhe se krijimi i këtij hormoni varet në kohën e dritës dhe të errësirës dhe në kohëzgjatjen e tyre.
Allahu i Madhëruar e krijoi mbretërinë e bimëve që të kenë nevojë për errësirë përditë për një kohë të caktuar derisa të çelin, prandaj janë quajtur si bimët e natës së gjatë. Gjithashtu ka edhe bimë që kanë nevojë për ditë për dritë për një kohë të caktuar dhe i kanë quajtur bimët e ditës së gjatë. Nëse do të tentonim të zhvendosnim ato bimë që kanë nevojë për natë të gjatë në një ambient me dritë për një kohë më të gjatë, do të dështojnë në formimin e luleve, fruteve dhe kokrrave.
Gjithashtu ka edhe krijesa të gjalla përveç bimëve që janë aktivë vetëm natën, e disa gjallesa të tjera janë aktivë vetëm ditën. Ka baktere që nuk dalin nga vendi i tyre përveçse natën, ndërsa të tjera dalin vetëm ditën. Është zbuluar se shtresa e ozonit mbron gjallesat në tokë nga drita e fortë, sepse drita më e fortë sesa ajo që është e përcaktuar është shkatërruese për gjallesat e gjalla. Nata është e domosdoshme për të mbrojtur bimësinë dhe për ta ruajtur nga shkatërrimi.

 

Shkëputur nga libri “Sekretet e qiellit ne Kuran”

Burimi: xhamiambret.com

www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read