BallinaAKTUALEMjekësia dhe Islami7 Ushqimet për të luftuar të ftohtin e rëndomtë

7 Ushqimet për të luftuar të ftohtin e rëndomtë

 

7 Ushqimet për të luftuar të ftohtin e rëndomtë

►Gjate te ftohtit te rendomte ju mund të hamendeni se çfarë ushqimi duhet të merren, çfarë jo, këtu është një listë e ushqimeve që janë më të mira për luftimin e të ftohtit të zakonshmë.



●►1. Supë pule

Pse? Quhet edhe ,,penicilinë natyrale” dhe është në krye të listës për fuqitë e saj kurative. Supë pule e ngrohtë ndihmon për të pasturar rrugët ajrore të bllokuara.

●►2. Ushqim i nxehtë dhe i djegës
Pse? Specat apo salcat djegës të ndihmojnë në lehtësimin e kongjestionit (zënies së hundëve). Ziej ushqimet indiane apo ushqimet e tjera etnike që i përmbajnë këta përbërës, apo thjesht shto një salcë të djegëst për shije shtesë.

●►3. Hudhëra
Pse? Ky bulb aromatik përmban një agjent aromatizues quajtur alin e cila vepron si një dekongjestant (kunder zënies së hundëve). Hudhra gjithashtu besohet se vepron si antioksidant dhe shkatërron radikalet e lira, molekulat e oksigjenit aktiv qe demtojne qelizat

●►4. Lëngjet
Pse? Për t’ju mbajtur të hidratuar.

●►5. Agrumet (portokallet, limonët, mandarinat,etj..)
Pse? Konsumo frytet agrumore për të shtuar sasinë e vitaminës C. Pij lëng portokalli për mëngjes, konsumo gjysmë grejpfruti, apo shtoji sallatës së drekës lëng mandarine. Marrja e shtuar e vitaminës C është e dobishme veçanërisht nëse tymos duhan, duke e ditur se tymosja e duhanit shto rrezikun për ftohje dhe nevoja është për këtë vitaminë mbrojtëse.

●►6. Xhenxhefili
Pse? Shumë njerëz perdorin rrënjët e freskëta të xhenxhefilt për trajtimin e kollitjes dhe ethes që shpesh e shoqërojnë ftohjet dhe gripin. Provojeni këtë duke bërë një çaj xhenxhefili.

●►7. Burimet e Vitaminës C
Pse? Agrumet nuk janë ushqimet e vetme më vitaminë C. Patatet, specat jeshile, luleshtrydhet dhe ananasi gjithashtu permbajnë vitaminë C.

 

 

Përshtati: Hazir Aziri

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read