BallinaPraktikaNamaziNjë sunnet që praktikohet rrallë – Duaja gjatë recitimit të Kur’anit

Një sunnet që praktikohet rrallë – Duaja gjatë recitimit të Kur’anit

 

Një sunnet që praktikohet rrallë – Duaja gjatë recitimit të Kur’anit

 

Hudhejfeja – Allahu qoftë i kënaqur me të! –  rrëfen se,” Kurdo që Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – lexonte ndonjë ajet rreth dënimit të Allahut, ai do të kërkonte mbrojtje tek Allahu. Dhe kurdo që lexonte ndonjë ajet që përmendte mëshirën e Allahut, ai do të kërkonte mëshirën e Allahut. Hudhejfeja pastaj thotë, “ Kurdo që Profeti – sal-lAllahu alejhis ue sel-lem! – përkulej/ruku ai do të thoshte, ”Subhane Rabbijel Adhim! dhe kur gjunjëzohej/sexhde thoshte Subhane rabbijel ‘Ala!”

Përmbledhur nga Ahmedi 6/24, Ebu Davudi 873, dhe të tjerët. Klasifikuar si Hasen nga Shejh Albani.

 

Dobitë nga kjo temë:

Shejh AbdulAziz bin Baz rahimehullah! shton:

Është sunnet për secilin musliman që lexon Kuranin gjatë namazit ose jashtë tij që të kërkojë prej mirësive të Allahut në ajetet e mëshirës. Dhe kur lexohet në ajetet që flasin rreth dënimit të Allahut, ai kërkon strehim nga Zjarri i xhehenemit. Për më tepër, kur muslimani lexon ndonjë ajet që flet rreth madhështisë së Allahut mbi krijesat tjera, ai lutet duke thënë, “Subhanehu ue Te’ala!”.

“Është e rekomanduar për secilin musliman i cili lexon ajetin: “A nuk është Allahu gjykuesi më i mirë ( Et-Tin 8), të thuhet “Me të vërtetë!, besoj se kjo është e vërtetë. Më tej, kur lexon: A nuk është Ai( Allahu), në gjendje që të jap jetë ose vdekje? ( Po, ai ka mundësi të bëjë gjithçka) ( El-Kijameh 40), ai thotë, Po me të vërtetë! Unë dëshmoj për këtë. Robi duhet të thotë: Unë besoj në Allahun” kur ai lexon, “Atëherë në çfarë ligjërimi pas këtij(Kuranit) ata do të besojnë? ( El-Murselatë 50).  

Pasi që robi të lexojë ajetin, “Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni[xhinë dhe njerëz?!] [ Er-Rahman 13] Ai thotë, “Ne nuk mohojnë asnjë ajet nga Perëndia jonë. Kurse, pas leximit, “Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit,” [El-E’la 1], ai thotë,” Subhane Rabbijel E’la”

Të gjitha këto veprime rekomandohen për Imamin, pasuesit, dhe personin i cili lexon Kur’an. Këto fjalë janë du’a, dhe duaja kërkohet nga muslimani. Kjo i përngjan thënies, “Amin!” pas Fatihasë: dhe Amini duhet që të thuhet në namaz dhe gjetiu pas Fatihasë!

 

Përktheu: M.M.

Referenca: Mexhmu’ Fetaua Ibën Baz, vëll 26, faqet 62-63

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read