BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunNga cilësitë e besimtarëve të shpëtuar!

Nga cilësitë e besimtarëve të shpëtuar!

Allahu thotë në Kuran: “Është e sigurt se kanë fituar besimtarët. Ata, të cilët gjatë faljes së namazit janë të përulur. (SURJA MUMINUN, 1 dhe 2)

“Ata, të cilët gjatë faljes së namazit janë të përulur; …“ – Ata i karakterizon frikërespekti, nënshtrimi dhe përunjësia në namaz. Kjo do të thotë që të jesh i pranishëm me gjithë zemrën në namaz, kur qëndron para Zotit, ta ndiesh praninë e Tij dhe të qetësohesh me afërsinë e Tij. Me këto ndjenja qetësohet zemra e shpirti, madje shfaqet edhe në çdo lëvizje të gjymtyrëve.

Një njeri të tillë nuk e sheh kurrë që gjatë namazit të hedhë shikimin sa andej e këtej, por vështron plot edukatë e përunjësi në vendin e sexhdes. Ai është thellësisht i përqendruar në gjithçka që thotë në namaz dhe në çdo lëvizje që bën gjatë tij, nga fillimi deri në fund. Nëpërmjet këtij përqendrimi e përkushtimi, si dhe duke medituar në fjalët që thotë, largohen vesveset e shejtanit dhe çdo mendim i ulët e shpërqendrim.

Ky është shpirti i namazit. Në fakt, pikërisht kjo kërkohet nga namazi. Ky lloj namazi i shkruhet robit si sevap dhe nëpërmjet tij arrihen qëllimet e larta. Nga ana tjetër, falja e namazit pa “hushu” (frikërespekt) dhe pa qenë i pranishëm me zemrën tënde, – edhe pse merr njëfarë shpërblimi për të dhe të konsiderohet se e ke kryer si detyrë, ka vlerë veçse në varësi të përqendrimit të zemrës në të. Ai që kujdeset për të përkryer namazin, ka për të rregulluar të gjitha çështjet e tjera, me ndihmën e Zotit.0

/Tefsir Imam Sa’di/

Must Read