Kemi probleme me medhiun
Pyetja:
Eselamu alejkum!
I nderuar hoxhë, unë dhe partneri im kemi probleme me daljen e medhijjut kur mendojmë për njërin-tjetrin.
Kjo vazhdimisht na shfaq probleme. Unë e kam parasysh hadithin e Aliut që duhet marrë abdest dhe pastruar vendi, mirëpo unë kam rrjedhje të vazhdueshme të medhijjut. A duhet që për çdo herë sa herë del ky lëng të marr abdest apo jo?
Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij , mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Më duhet në këtë fillim të bëj një vërejtje për termin partner, që ju përdorët në pyetjen tuaj, pasi është një shprehje që mund të ketë disa kuptime, disa prej të cilave janë të papranuara në mësimet islame. Prandaj, nëse e keni fjalën me partner ndonjë djalë me të cilin keni kontakt dhe nuk ju lidh ndonjë lidhje serioze dhe e lejuar si fejesa apo martesa, atëherë ju tërheqim vërejtjen që të largoheni nga lidhjet e këtilla, pasi janë mëkate të cilat hidhërojnë Krijuesin tuaj.
Por nëse e keni fjalën për dikë me të cilin keni lidhur fejesë ose martesë dhe jeni larg nga njëri-tjetri dhe gjatë kujtimit të ndërsjellë keni probleme me këtë sekrecion, atëherë themi se çdo gjë që tajitet nga organi i mashkullit apo i femrës pa marrë parasysh a është me epsh apo jo, konsiderohet se e prish abdestin. Prandaj ju në këtë rast obligoheni që të përsërisni abdestin. Por nëse kjo është shumë e vazhdueshme, atëherë kemi disa lehtësime për të cilat kemi folur më herët.
Klikoni këtu:
http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1457
Alaudin Abazi
Burimi: klubikulturor.com