BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjePërse Allahu i urdhëroi melekët t’i bëjnë sexhde Ademit (alejhi selam)?

Përse Allahu i urdhëroi melekët t’i bëjnë sexhde Ademit (alejhi selam)?

Pyetja: Përse Allahu i urdhëroi melekët t’i bëjnë sexhde Ademit (alejhi selam)? Dhe, përse vëllezërit e Jusufit (alejhi selem) i bënë sexhde Jusufit (alejhi selam)? Unë e di që sexhdeja duhet të jetë për Allahun.

Përgjigjja: Çdo lavëdrim i përket Allahut. Sexhdeja është në dy forma:

1. Madhërim dhe afrim tek ai që po i bëhet sexhde. Kjo sexhde është ibadet (adhurim) që bëhet vetëm për Allahun Një, (kjo ka qenë kështu) në krejt sheriatet (legjislacionet).

2. Sexhdeja përshëndetëse dhe e respektit. E, kjo është sexhdeja me të cilën Allahu i urdhëroi melekët t’i përulen Ademit, dhe ata i bënë atij sexhde nderimi. Kur ata i nënshtrohen Atij pasi t’i urdhërojë për sexhde, ky nënshtrim i tyre është është ibadet për Allahun e Lartësuar.

Ndërsa sexhdeja që iu bë Jusufit (alejhi selam) nga prindërit dhe vëllezërit e tij, kjo është prej sexhdeve përshëndetëse dhe të respektit. Kjo ishte e lejuar në sheriatin (legjislacionin) e tyre.
Sa i përket sheriatit me të cilin erdhi vula e pejgamberëve, Muhamedi (sal-lallahu alejhi ue selem), (në këtë sheriat) nuk lejohet sexhdeja për dikë tjetër pos Allahut, në mënyrë të prerë. Kësisoj i Dërguari (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Sikur ta urdhëroja dikë t’i bëjë sexhde dikujt, do ta urdhëroja gruan t’i bëjë sexhde burrit të saj.”

I Dërguari (alejhi salatu ue selam) e ndaloi Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) t’i bëjë sexhde atij. Kur ai (Muadhi) i tregoi se ehlul kitabi (hebrenjtë dhe të krishterët) bënin sexhde për prijësit e tyre, atëherë ai përmendi hadithin paraprak.

Ndalimi i sexhdes për dikë tjetër pos Allahut në mënyrë të prerë në këtë sheriat, është nga përsosuria e tij dhe nga realizimi i teuhidit (monoteizmit). Ky është sheriati i përsosur në çdo gjë që ka përfshirë prej ligjeve. Allahu i Lartësuar thotë: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El Maide, 3)

Shejhu i nderuar: Abdurrahman ibn Nasir Berrak
Nga arabishtja: Burim Koçinaj

Must Read