D. V. Bodly dhe Pater Hijacint per Profetin Muhamed
D. V. Bodly, gjeneral amerikan, thotë:
“Muhamedi a.s. e studioi botën dhe problemet e saj. Në parimet e fesë, nuk la pas dorë aspektin e kësaj botë. Bëri kompromis, në mes të kërkesave të njerëzve në këtë botë dhe nevojave të fesë së tyre. Ai nuk ra në gabimet e atyre, të cilët u përpoqën t’i shpëtojnë njerëzit në mënyrë joadekuate. Ai e përshkoi jetën me një karvan udhëtarësh, i cili është nën mbikqyrjen e Allahut, qëllimi final i të cilit është Xheneti.”
Pater Hijacint, prift i njohur, thotë:
“Unë jam prift i krishterë dhe nxënës besnik i Jezusit, por konsideroj, se nuk e përul Jezusin (Isain a.s.) kur them se Muhamedi a.s., është i dërguar i Zotit.
Vetëm nëpërmjet inspirimit nga Zoti, ai mundi të themelojë një religjion të madh- Islamin, të cilit, sot, i besojnë miliona e miliona njerëz edhe pas njëmijë (e më shumë) vjetësh, që nga shpallja e tij.”
Burimi: ProfetiIslam.com