BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunDua për më të mirën e të dy Botërave

Dua për më të mirën e të dy Botërave

 

Dua për më të mirën e të dy Botërave

 

 

Abdullah ibën Mes’udi – radijAllahu anhu! – rrëfen se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – do të lutej:

 

Allahumme inni es’elukel-huda uet-tuka uel-‘afafa uel-gina!

 

“O Allah im! Të lus për udhëzim, devotshmëri, siguri dhe mirëqenie, dhe kënaqje dhe mjaftueshmëri!” 

 

Sahihul Muslim, 2721

 

Imam es-Sa’di (v.1376H) – rahimehullah! – ka shpjeguar:

 

Kjo dua (lutje) është nga duatë më gjithëpërfshirëse dhe më të dobishme, kjo për arsye se, përfshin lutjen e Allahut për mirëqenie sa i përket fesë dhe jetës së kësaj bote(materiales).

 

Andaj, el-huda (udhëzimi) është dituria e dobishme, dhe et-Tukaa (devotshmëria) janë veprimet e drejta dhe lënia e asaj çfarë Allahu dhe i Dërguari i tij na kanë ndaluar; andaj, kjo është (lutje) për ndershmërinë dhe mirëqenien e fesë së personit. Dhe me të vërtetë, feja përbëhet nga dituria e dobishme dhe njohja e të vërtetës – e cila është udhëzimi – dhe të qëndruarit stoik nën udhëzimin e Allahut dhe të Dërguarit të tij – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – dhe kjo është devotshmëria. Kurse el-afaafa (mirëqenia dhe siguria) dhe el-gina (kënaqja dhe mjaftueshmëria) përbëjnë të qenit të sigurtë nga dëmtimet e krijesave dhe asaj që zemra nuk është e lidhur për to. Gjithashtu, kjo përbën të qenit i kënaqur me Allahun dhe me atë çfarë Ai siguron, dhe kërkimi i çfarëdo që do të shkaktojë që zemra të jetë e kënaqur me të. Pra, me këtë, lumturia në jetën e kësaj bote plotësohet, dhe zemra shijon ëmbëlsinë e vërtetë të zemrës dhe gëzimin – ku kjo është një jetë e këndshme.

 

Kështu që, kujtdo që i jepen furnizimet e udhëzimit, devotshmërisë, mirëqenies dhe kënaqjes me të vërtetë ka arritur lumturinë e vërtetë, dhe ka fituar tërë atë e cila mundet që të kërkohet mundësisht pastaj, sikurse edhe të qenit i ruajtur nga e tërë ajo e cila është e frikshme dhe tmerruese.”

 

 

Përshtati: M.M.

 

Referenca: Behjetul-Kulubul-Ebrar (fq.198)

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

 

Must Read